web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

4 muaj pa rroga/Punëtori kërcënon të hidhet nga oxhaku i uzinës së naftës (Video)

23 Janar 2017, 08:28, Aktualitet CNA

Punonjësit e Uzinës së Përpunimit të Naftës në qytetin e Fierit janë hedhur në protestë prej mëngjesit të sotëm, me pretendimin se nuk marrin rrogat prej më shumë se 4 muaj.

Protesta për këtë shkak janë organizuar herë pas here, por kjo e sotmja duket më e ashpër dhe e frikshme. Një punonjës ka hipur në oxhakun e lartë dhe kërcënon se do të hidhet, nëse nuk i japin rrogën.

Mësohet se rrezikon jetën shtetasi Agim Myrdini, i cili kërkon të paguhet menjëherë, pasi nuk ka bukë për të ngrënë./CityNews

Protesta e punonjesve te naftes ne Fier by news-al





Lajmet e fundit nga