web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Edhe Papa Francesco bëhet papagall sorosian kundër Trump

22 Janar 2017, 17:35, Aktualitet CNA

Zoti e di se si e kanë detyruar Papa Francescon që të dalë e të përsëritë kundër Trump një argument që e ka përdorur Soros dikur kundër George Bush të Riut, kur e krahasoi këtë me Hitlerin, duke thënë se edhe Hitleri dikur erdhi në pushtet me vota. Tani të njëjtën gjë thotë Papa Francesco kundër Trump, por pa e cituar Sorosin. Gjithsesi, Soros nuk ka gjasa që të mërzitet, për të ka rëndësi që Papa ka të njëjtin qëndrim si ai. Duke bërë papagallin e Sorosit, Papa u vetëshpall Signor Grande Pagliaccio i Sorosit, gaztori i tij personal.

Krahasimi i Trump me Hitlerin nuk qëndron sepse Hitleri fitoi vetëm mandatin e parë me vota të lira dhe pastaj vendosi diktaturën, duke ndaluar pluralizmin politik dhe zgjedhjet e lira. Merret vesh, nëse do të ishte i bindur se gjermanët ishin dakord me ato që bënte ai, nuk do ta kishte ndaluar demokracinë. Nuk ka gjasa që Trump të bëjë të njëjtën gjë si Hitleri dhe këtë e di mirë Signor Grande Pagliaccio i Romës.
Por Signor Grande Pagliaccio i Romës, duke folur kështu kundër Trump, mendon se i heq argumentin e legjitimitetit që vjen nga vota. A i shkon në mendje këtij Francesos se para se të flasë kështu duhet të provojë të marrë një herë legjitimitetin që vjen nga vota, domethënë të zgjidhet me votën e katolikëve të botës dhe të shohim se sa prej tyre e njohin për lider shpirtëror atë dhe pasaardhësit e tij?
Francescoja, as si lider shpirtëror i katolikëve të botës, as si kryetar i shtetit të Vatikanit (Selia e Shenjtë) nuk është i zgjedhur me vota. Prandaj nuk ka të drejtë të gjykojë ata që vijnë në pushtet me anë të votës.
Signor Grande Pagliaccio i Romës është shqetësuar shumë edhe nga ideja e Trump për ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën, për të ndaluar dyndjen e meksikanëve dhe amerikanolatinëve të tjerë në SHBA. Çudi që Signor Grande Pagliaccio i Romës, i cili shikon çdo ditë nga dritarja e zyrës së tij muret e lartë me të cilët është rrethuar shteti i tij, Vatikani, habitet që të tjerët duan të ndërtojnë mure për t? u mbrojtur.
Nëse dikush provon të kapërcejë ilegalisht muret e Vatikanit, çfarë i ndodh, i ndodh po ajo gjë që i ndodhte atij që provonte të hynte ilegalisht në oborrin e selisë së stërmadhe të Kancelarisë së Hitlerit dikur, i shtien me armë, apo jo? Dhe Papa e di këtë të vërtetë të rëndomtë. A ka Signor Grande Pagliaccio i Romës një zgjidhje për dyndjen e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri meksikan për në SHBA? Jo, nënkuptimi i fjalëve të tij është se kjo dyndje duhet lejuar. Këtu është dhe problem i Papës me murin, pra që muri do të ndalojë dyndjen e katolikëve meksikanë dhe latinoamerikanëve të tjerë në SHBA. Kështu prishet ëndrra e Vatikanit që SHBA të bëhen vend me shumicë katolike forcërisht, pavarësisht se nuk do të jenë më një vend shumë i zhvilluar në cdo rrafsh si sot./Kastriot Myftaraj





Lajmet e fundit nga