web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasje në PD-në e Durrësit/ Drejtuesit e grupseksioneve braktisin Oerd Bylykbashin

22 Janar 2017, 16:48, Aktualitet CNA

Përplasje të ashpra kanë ndodhur dje në një takim të thirrur nga kreu i PD në Durrës Oerd Bylykbashi me kryetarët e grupseksioneve të degës së Partisë Demokratike në Durrës.

Bylykbashi, në zbatim të udhëzimit të fundit të Bashës, për organizimin dhe zgjedhjen e deputetëve, si dhe udhëzimin e nxjerrë nga sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani për degën e Durrësit, ka zhvilluar një mbledhje, e cila ka përfunduar në një debat të fortë, me akuza të ndërsjellta midis kryetarëve të grupseksioneve dhe kreut të komanduar të PD në Durrës Oerd Bylykbashi.

Bylykbashi, e ka filluar mbledhjen me shpalljen e disa koordinatorëve të komanduar për grupseksionet, duke theksuar se po zbatonte urdhrin e kryetarit Lulzim Basha dhe sekretarit të përgjithshëm Ristani.

Në fakt, udhëzimi shkarkonte padrejtësisht dhe pa asnjë justifikim të gjithë kryetarët e grupseksioneve të qytetit, duke komanduar në mënyrë anti-statutore persona pa reputacion në zonat përkatëse, me mungesë kohezioni politik.

Citynews mësoi se debatet e forta kanë bërë që 8 nga 10 kryetarët e grupseksioneve të qytetit të braktisin takimin me Bylykbashin. (Emrat në fund të shkrimit)

Ata i bënë me dije Bylykbashit se do ta braktisnin takimin, duke nënvizuar se kreu i komanduar është i ri në PD, nuk i njeh strukturat dhe po vepron në mënyrë përçarëse, duke shkatërruar më tej degët e PD në qytet.

Një prej tyre i tha citynews, se kryetari i degës Bylykbashi, ishte shprehur se Lulzim Basha e kishte komanduar atë kryetar dege dhe se ishte ai që vendoste për organizimin e saj.

Por, kryetarët e degëve  i janë drejtuar Bylykbashit me fjalët ? Bëje vetë PD-në e Durrësit meqë ta ka dhënë Basha?.

Mesa duket, PD-ja e Durrësit është kundër kryetarit të komanduar Oerd Bylykbashi.

Mësohet se kryetarët e grupseksioneve kanë theksuar se nuk janë kundër ardhjes së figurave të reja, por shkarkimi në masë i tyre është kundër interesave të Partisë Demokratike.

Debatet kanë qenë të ashpra dhe të forta dhe më pas ata kanë braktisur takimin.

I njëjti burim theksoi për citynews se kryetarët e grupseksioneve, të shkarkuar nga udhëzimi i Ristanit, do të kërkojnë një takim me kreun demokrat Lulzim Basha për të gjithë problematikat e kësaj dege. Qëndrimi i tyre do të mbahet pas takimit me kreun demokrat./CityNews

 





Lajmet e fundit nga