web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjidh deputetin tënd online/ Basha apo Blushi, kush po kopjon ?

22 Janar 2017, 16:22, Aktualitet CNA

Dy parti politike, Libra dhe PD kanë shpallur së fundmi procesin e ri të zgjedhjes së kandidaturave për deputet përmes votimit online.

Basha dhe Blushi kërkojnë ndihmën e anëtarësisë, qytetarëve apo shoqërisë civile për të propozuar emrat që do të jenë në listat e zgjedhjeve të vitit 2017.

Në 26 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, në 11 dhjetor, Basha tha se do t?u ofrojnë shqiptarëve një model të ri politik, ku deputetët do të zgjidhen përmes vendimmarrjes së anëtarësisë.

?Duhet t?u ofrojmë e mund t?u ofrojmë shqiptarëve një model të ri politik e shoqëror, ku pushteti do të jetë i kufizuar dhe qytetari do të jetë i fuqizuar. Ku deputetët do të zgjidhen përmes vendimmarrjes me anëtarësinë dhe votuesit, që nesër ata të jenë përfaqësues në radhë të parë të qytetarëve dhe jo të partisë?, tha ai

Nga ana tjetër, deputeti i LIBRA, Ben Blushi, në një komunikim me ndjekësit e tij në datën 6 janar, shpjegoi se forca më e re politike do ti zgjidhte kandidatët për deputet të përmes votimit online, ku çdo qytetar ka të drejtën të propozojë apo të propozohet për deputet.

?Si do ti zgjedhë LIBRA deputetët? Përmes një procesi të hapur publik në internet. Cilido mund të kërkojë të jetë deputet i LIBRA-S nëse nuk është dënuar penalisht dhe nëse pranon programin e LIBRA-s mund të vijë dhe të kandidojë në emër të LIBRAs. Seicili prej jush mund të jetë deputet. Cfarë keni ju më pak se ata që shihni cdo te enjte ne tv? Në fakt ata kanë shumë më pak se ju.Ju mungon liria. Ju keni lirinë që tua kufizoni atyre lirinë! Përdoreni!? shprehej Blushi

Sot, jemi përballë faktit se kreu i PD Lulzim Basha, ka nisur përzgjedhjen e deputetëve përmes votës online të publikuar në portalin zyrtar të Partisë Demokratike.

Ndërkohë, e vërteta është që drejtuesi i LIBRA, Ben Blushi, ishte i pari që propozoi votimin online për të zgjedhur kandidatët për deputet, por ende nuk ka marrë një hap konkret për zgjedhjen e tyre online. Në faqen e LIBRA nuk ke mundësi të votosh për deputetin tënd./CityNews





Lajmet e fundit nga