Drejtuesi i departamentit të lirive në PD takon kongresmenin amerikan BOB McEWEN
Enri Ceno prej disa kohësh është drejtuesi i Departamentit ...
Shqipëria do ketë zyrtarisht nga data 20 janar një kryeministër antiamerikan. Edi Rama është i vetmi pas Enver Hoxhës që do ketë përballë SHBA-në si kundërshtar në qëndrime, ide dhe përqasje politike.
Kreu i qeverisë Shqiptare kundërshtar i Presidentit të SHBA-ve! Kështu është kur flet goja përpara mendjes, dhe Edi Rama këtë e bëri publikisht. Edi Rama disa muaj më parë në kulmin e fushatës së zgjedhjeve në SHBA i përdorur nga një grup lobimi doli live në CNN, duke deklaruar qëndrimin e tij të ashpër kundër Donald Trup kandidatit për president të Republikanëve në atë kohë, për pak ditë President i SHBA-ve. ?Fatkeqësi për Amerikën? e ka konsideruar Rama zgjedhjen e Donald Trump duke dalë hapur kundër duke mbajtur një qëndrim agresiv nga presidentit të vendit që historikisht ka qenë çaleati kryesor që ka mbështetur Shqipërinë në çdo hap.
Rama tashmë do ketë përballë njeriu të e urren dhe e ka sulmuar publikisht në më shumë se një dalje mediatike. Kjo nuk ka ndodhur kurrë për Shqipërinë i vetmi që e ka bërë më parë ka qenë ish diktatori Enver Hoxha. Kreu i qeveruisë shqiptare duket të jetë në hall të madh dhe për këtë po përpiqet të gjejë dhe financojë grupe të ndryshme lobimi për të zgjidhur ngërccin që ka krijuar.
Ardhja e një ambasadori të ri të SHBA-ve në Tiranë, do e komplikojnë edhe më tej mardhënien e kryeministrit me administratën e SHBA-ve. Një nga Këshilltarët e Trump Shannon Burns, në një dalje mediatike pas qëndrimeve të Ramës reagoi ashpër duke theksuar se në Shqipëri ka shumë të korruptuar që drejtojnë vendin, ndonëse shtoi se nuk mund të fliste në emër të Trump. ?Ne do t?i largojmë të korruptuarit. Me Shqipërinë do të ngushtojmë marrëdhëniet. Ajo që them unë është se do t?i japim fund korrupsionit të Sorosit në Shqipëri?, tha Burns.
Tani kreu i qeverisë shqiptare duhet të presë të korrë atë që mbolli dhe shënjat e para u dhanë. Lulzim Basha dhe Ilir Meta janë ftuar zyrtarisht në ceremoninë e inagurimit të Presidentit TRUMP, kreu i qeverisë do dërgojë dy vartës të tij pasi duket se në SHBA, zorr se e e qasë kush në Departamentin e Shtetit apo Shtepinë e Bardhë./Citynews
Video e intervistës të Ramës dhënë CNN
Intervista e zbardhur
CNN: Kryeministri i Shqipërisë thotë se zgjedhja e mundshme si president e kandidatit që kryeson garën e republikanëve do të dëmtonte marrëdhëniet amerikane me këtë vend. Pyes Edi Ramën se përse e tha këtë dhe se çfarë nënkupton ekzaktësisht?
Kryeministri Edi Rama: SHBA është ?një qytet i shndritshëm mbi një kodër? për ne, por perspektivat që po dëgjojmë nga Donald Trump janë me të vërtetë shqetësuese dhe po cënojnë realisht atë çka SHBA është në sytë tanë.
CNN: Ju jeni në dijeni, pa dyshim, që kortezia diplomatike zakonisht nënkupton që liderat e huaj nuk komentojnë mbi zgjedhjet në vende të tjera, por duket qartë se ju keni vendosur që kjo çështje është aq e rëndësishme sa që e tejkalon këtë protokoll.
Kryeministri Edi Rama: Nuk komentova mbi zgjedhjet. Unë thjesht thashë diçka që kuptoj, pastaj nuk jam as i pari dhe as i vetmi që e thotë. Udhëheqës të tjerë në Europë kanë shprehur të njëjtat shqetësime, pasi SHBA-të janë vend lider dhe shumë të rëndësishme për të përkitur vetëm vetes së tyre. SHBA është në sytë tanë një lider botëror, që ne e ndjekim si një shembull vërtet frymëzues dhe ky shembull frymëzues është ngritur mbi vlera dhe parime për të cilat Amerika ka luftuar dhe që e kanë bërë Amerikën të madhe.
CNN: Nëse do të ndodhë që Donald Trump të fitojë emërimin e Partisë Republikane, atëherë do të bëhet shumë më e ndërlikuar për të gjithë ata që kanë shprehur këtë frikë.
Kryeministri Edi Rama: Larg qoftë! Besoj se do të dëmtonte shumë SHBA-në dhe do të dëmtonte shumë botën demokratike, pasi ai, në fund të ditës do të duhet të bënte disa prej gjërave që po thotë se do të bëjë dhe pa dyshim, kjo do të ishte shumë e dëmshme. Gjithashtu, shpresoj që ndërkohë ai të jetë në gjendje të mësojë më shumë mbi botën, të mësojë më shumë mbi myslimanët, të mësojë më shumë se si ka shumë njerëz, që pavarësisht besimit apo etnisë së tyre, jetojnë me krenari me vlerat që Amerika përfaqëson dhe i mbrojnë këto vlera, edhe përmes sakrifikimit të fëmijëve të tyre, në luftrat që bëjnë përkrah Amerikës.
Enri Ceno prej disa kohësh është drejtuesi i Departamentit ...
Ish-dhjetoristët dhe njëri ndër liderët e dhjetorit ’90, She...
Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar një t...
Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë...
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Ve...
Dite mjaft e ngrohte ka për te qene kjo e sotmja për te gjit...
Sipas një studimi nëse vuani nga pagjumësia gjatë natës atëh...
Në këto ditë të ftohta, kur ndryshimet e temperaturave dhe l...
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka qenë sot i ftuar në e...
Nga GJERGJ THANASINjë investigim i kryer nga gazetari B. Lik...
Në intervistën e parë si ministër i Transporteve, Sokol Derv...
Jetët tona mbarojnë atë ditë kur ne fillojmë të heshtim për ...
Acari i pazakontë që mbërtheu vendin në këtë fillim janari s...
Nga Alban DaciMe biseda private e kam biseduar me shume miqe...
Disa javë më parë kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj pr...
Unë nuk e kuptoj fort mirë se ku është problem kontrolli med...
Në nëntor 2016 programet informative transmetuan lajmin e se...
Te dashur miq, dje kreu ekzekutivit serb, Aleksander Vuçiç, ...
Kamerat e emisionit “BOOM” në Rtv Ora News ishin në qendrën ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...