Gjiknuri në zyrën e Llallës për vjedhjet e votave në Dibër!?
Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar një t...
Ish-dhjetoristët dhe njëri ndër liderët e dhjetorit ?90, Shenasi Rama, kanë vendosur të zyrtarizojnë në kryeqytetin shqiptar një lëvizje të re politike, vetëm pesë muaj para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.
?Se bashku me dy koleget e BLETA SHQIPTARE, Dr. Valbona Karanxha dhe Doktorant Grid Rroji do te promovojme dhe diskutojme nje ?MANIFEST POLITIK? neser(17 janar 0ra 11.00) ne mjediset e Hotel MONDIAL Tirane. Te gjithe jane te mireseardhur?, shkruan në profilin e tij në rrjetin social Shenasi Rama..
?Bleta shqiptare? është lëvizja më e re politike që pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së nesërme në Tiranë.
Iniciatorë të saj janë dy shqiptaro-amerikanë, Shenasi Rama, anëtar i Lëvizjes së Dhjetorit 1990 dhe Grid Rroji, ish-zëdhënës i Sali Berishës në qeverinë e vitit 2006.
Në lëvizjen e tyre është bashkuar edhe Valbona Karanxha, eksperte në fushën e Shkencave Politike.
Lëvizja të cilën ish-dhjetoristi Shenasi Rama e ka paralajmëruar edhe më herët në mediat shqiptare, vjen si një zë i fortë kritik ndaj gjithë spektrit politik në vend.
I njohur për kundërshtinë e hapur ndaj Sali Berishës, duket se kjo forcë politike goditjet më të forta do t?i shigjetojë ndaj ish-kryeministrit, tashmë në opozitë.
Shenasi Rama rikthehet në Shqipëri me këtë angazhim politik pas 26 vitesh emigrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Se sa do t?ia dalin të përfaqësohen denjësisht, kjo mbetet të shihet në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që Shqipëria mban më 18 qershor.
Nga ana tjetër, Grid Rroji, të cilin Sali Berisha e punësoi Shef të Departamentit të Informacionit në qeverinë e tij duke e marrë nga zyrat e OKB-së ku ai punonte, e ka shprehur hapur kundërshtinë ndaj ish- shefit të tij.
Ai dha dorëheqjen pas dy vitesh në këtë detyrë, dhe u kthye për të jetuar sërish në SHBA.
Sot, ai rikthehet sërish në atdhe me bindjen për të sjellë ndryshimin në politikën shqiptare.
Këtë alternativë të re që vjen nga Amerika, anëtarët e parë e kanë bërë publike në rrjetin social Facebook, ku kanë lajmëruar manifestin politik që do të zyrtarizojë ?Bletën Shqiptare? të martën në Tiranë.
Ja çfarë shkruan Grid Rroji:
?Paria e Tiranës dhe projekti i saj i transformimit të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare kanë dështuar plotësisht, pa asnjë mëdyshje dhe me turp. Nuk ka zgjedhje, ceremoni, ritual, fytyra të shplara, përkujtimore, vrasje mafioze, klan kriminal, sindikatë ndërkombëtare krimi që i nxjerrë nga ky dështim i frikshëm dhe i gjithanshëm.
Kësaj rruge ku janë duke shkelur, këta do t?i shkojnë deri në fund jo sepse nuk dinë tjetër, jo sepse nuk kanë zgjidhje tjetër, por sepse nuk duan tjetër. Këta e kanë bërë gjithçka me ndërgjegje e pa mëdyshjen më të vogël dhe kanë dështuar. Por, dështimi nuk është i tyre. Ata që kemi dështuar për shkakun e tyre jemi ne shqiptarët. Në rruge e sipër, gjatë këtij tranzicioni, ata i kanë arritur qëllimet e tyre të pasurimit e të shfrytëzimit deri në palcë të burimeve material të shtetit e kombit shqiptar.
Ne ngadalë po në mënyrë të pathyeshme po kthehemi në skllevërit e tyre modern, një popull që jeton sot për nesër, që nuk ka nder e vlera, që nuk e di kush është dhe që nuk ka forca të luftojë për veten e vet, për familjet e veta, për të të ardhmen e fëmijëve të vet. Ka boll deputetë që janë kriminelë e vrasës, zyrtarë që janë ish-të-burgosur, gjykatës që janë maskarenj e zhvatës, ministra që janë superhajna, politikanë që janë trafikantë droge e organesh, ndihmëse zyrash që janë edhe punonjëse seksi, drejtoresha që përdorin gjuhën e prostitutave. Çka nuk ka në administratën shtetërore të shtetit shqiptar!
Gjithcka funksionon në bazë të krimit, të korrupsionit e degjenerimit dhe të shkallës së shërbimit që i bëhet parisë sunduesve dhe pronarëve të saj ndërkombëtarë. Por më e keqja është se ata që duhej të ishin roja e interesave kombëtare dhe zyrtarë të shtetit e shërbyes të shoqërisë, profesorët, mësuesit, oficerët, zyrtarët, mjekët, sipërmarrësit, e me radhë, janë shumë të inkriminuar nga interesat e parisë sunduese.
Ligji dhe e drejta blihet dhe shitet, dhe ky shtet funksionon në bazë të lekut. Tenderët jepen sipas interesave te pushtetarëve, investimet bëhen sipas nivelit të vjedhjes publike, projektet formulohen e zbatohen sipas modeleve që nuk kanë vlerë për ne, borxhet merren sepse duhen paguar rrogat, policia shtohet për të ushtruar dhunë, ndërsa ushtria ka mbetur me lopata, ndihmat jepen për sektorë joprodhues të shoqërisë dhe si imitim i asaj çka ndodh diku tjetër, ata që duhen mbështetur injorohen dhe kështu gjithçka bëhet mbrapsht. E vetëm kështu një administratë shtetërore normale nuk duhet me kenë.?
Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar një t...
Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë...
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Ve...
Dite mjaft e ngrohte ka për te qene kjo e sotmja për te gjit...
Sipas një studimi nëse vuani nga pagjumësia gjatë natës atëh...
Në këto ditë të ftohta, kur ndryshimet e temperaturave dhe l...
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka qenë sot i ftuar në e...
Nga GJERGJ THANASINjë investigim i kryer nga gazetari B. Lik...
Në intervistën e parë si ministër i Transporteve, Sokol Derv...
Jetët tona mbarojnë atë ditë kur ne fillojmë të heshtim për ...
Acari i pazakontë që mbërtheu vendin në këtë fillim janari s...
Nga Alban DaciMe biseda private e kam biseduar me shume miqe...
Disa javë më parë kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj pr...
Unë nuk e kuptoj fort mirë se ku është problem kontrolli med...
Në nëntor 2016 programet informative transmetuan lajmin e se...
Te dashur miq, dje kreu ekzekutivit serb, Aleksander Vuçiç, ...
Kamerat e emisionit “BOOM” në Rtv Ora News ishin në qendrën ...
Sot në parlament, përpara seancës pamë një deputet qurrash, ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në F...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...