Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Nga GJERGJ THANASI
Një investigim i kryer nga gazetari B. Likmeta i BIRN zbuloi për publikun, që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për t?u kujdesur për imazhin e tij në marrëdhënie me mediat dhe publikun ka punësuar plot 43 punonjës në Bashkinë e Tiranës. Në këtë numër përfshihen 3 drejtorë, 5 përgjegjës sektori dhe 34 specialistë.
Për të kuptuar, nëse është normale, që të punësohet një numër i tillë punonjësish vetëm për t?u kujdesur për imazhin e bashkisë dhe të kryebashkiakut në publik, ia vlen të bëhet krahasimi si e mbulojnë këtë sektor bashkitë e tjera. Krahasimi nuk do bëhet me bashkitë, ku qeveris PD-ja, se helbete vizioni i qeverisjes lokale të së djathtës ndryshon nga ai i Rilindjes. Nuk do bëjmë krahasim me bashki, ku qeveris LSI-ja, sepse ndonëse parti aleate me PS-në, motoja e LSI-së është shpejtësia në qeverisje sipas parrullës së saj elektorale: Të ecim më shpejt!
Krahasimin do ta bëjmë me Bashkinë e Durrësit, ku Vangjush Dako ka mandatin e tretë si kryebashkiak socialist. Theksojmë se Dako i Durrësit ka qenë drejtor socialist edhe në vitet 2003-2005. Në atë periudhë, Erion Veliaj ende Mjaftist mobilizonte një grup të rinjsh të mirëpaguar me euro e dollarë, me qëllim që të godiste deputetët socialistë me vezë e domate, apo edhe të bënte sarkazëm me fustanë nusërie kundër bashkëshortes nr. 2 të liderit socialist Fatos Nano.
Në Bashkinë e Durrësit, fushën e marrëdhënieve me publikun dhe me mediat e mbulojnë vetëm 2 të punësuar: zëdhënësi i Bashkisë dhe koordinatorja për informimin e publikut. Sigurisht, popullsia e Bashkisë së Tiranës është më e madhe se ajo e Durrësit, por përsëri shifra e të punësuarve nga kryebashkiaku Veliaj mbetet e frikshme. Sipas vetë informacionit, që ofron Bashkia e Tiranës, në 1 janar 2015 Tirana kishte 800 986 banorë (shiko linkun: http://www.tirana.al/tirana-info/historiku-i-tiranes/). Durrësi, në janar 2015, kishte 200 654 banorë, d.m.th. Tirana kishte rreth 4 herë më shumë banorë se Durrësi. Me këtë diferencë popullsie i takon që kryebashkiaku Veliaj të kishte punësuar jo 43, por vetëm 8 punonjës për t?u kujdesur për imazhin publik të Bashkisë dhe kryebashkiakut të Tiranës (Sic!).
Sipas një llogarie të thjeshtë i bie, që të njejtën punë që bëjnë rilindasit durrsakë, ta bëjnë një numër 5 herë më i madh rilindasish tiranas. Nuk besoj që 2 të punësuarit e Dakos të jenë gjeni, kështu që punën e këtyre 2 gjenive në Tiranë me zor arrijnë ta kryejnë 43 ?mediokër? të punësuar nga z. Veliaj! Pesë fishimi i të punësuarve për t?i bërë ?face-lifting? kryebashkiakut Veliaj dhe punës së Bashkisë Tiranë është një tregues tjetër se si Veliaj i Tiranës i keqpërdor paratë e taksapaguesve shqiptarë (përsa i përket marrëdhënieve me publikun) 5 fish më shumë se Dakoja i Durrësit. Ky është një rekord turpi i z. Veliaj, i cili, në vitin e dytë të punës në bashki, punëson 5 herë më shumë njerëz sesa z. Dako, në vitin e 10 në krye të bashkisë së Durrësit.
Ky krahasim i ish-mjaftistit Veliaj me socialistin denbabaden Dako e nxjerr Veliajn para gjykimit të bashkëqytetarëve të vet komplet lakuriq, njëlloj si në ?festicciola-t? e mjaftistëve, që zhvilloheshin një herë e një kohë në mjediset e Hotelit ?Chateaux Linza?.
Në intervistën e parë si ministër i Transporteve, Sokol Derv...
Jetët tona mbarojnë atë ditë kur ne fillojmë të heshtim për ...
Acari i pazakontë që mbërtheu vendin në këtë fillim janari s...
Nga Alban DaciMe biseda private e kam biseduar me shume miqe...
Disa javë më parë kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj pr...
Unë nuk e kuptoj fort mirë se ku është problem kontrolli med...
Në nëntor 2016 programet informative transmetuan lajmin e se...
Te dashur miq, dje kreu ekzekutivit serb, Aleksander Vuçiç, ...
Kamerat e emisionit “BOOM” në Rtv Ora News ishin në qendrën ...
Sot në parlament, përpara seancës pamë një deputet qurrash, ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në F...
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e stome në Vorë në një vilë 3-kat...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për çështj...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen e kry...
Lidhur me debatin për reformimin e kodit zgjedhor, votimin d...
Të nderuar zonja dhe zotërinj,Bazuar në nenin 4, pika 1 të K...
Deputeti i Partisë Socialiste ka shpjeguar sot përpara media...
Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur gjatë seanc...
Një aksident fatmirësisht pa të lënduar është shënuar rreth ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...