web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘CEZ’/ Shkëlzen Berisha i përgjigjet Ballës: Nuk kam asnjë lidhje me Nue Kalaj, paguaj paratë për shpifjet

10 Janar 2017, 16:05, Aktualitet CNA

Deputeti socialist Taulant Balla, tha gjatë komisionit hetimor për privatizimin e OSSHEE se Nue Kalaj, personi i akuzuar se ka luajtur rolin e sekserit për marrëveshjen e privatizimit të OSSH mes kompanisë çeke të energjisë, CEZ dhe qeverisë së kaluar ka tërhequr plot 1 milionë euro brenda një dite.

Sipas tij, Nuel (Nue) Kalaj, miku i ngushtë i djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ka marrë gjithësej 7 milionë euro pak ditë para zgjedhjeve të 2009-s.

Në një reagim në profiling e tij në rrjetet sociale ,Shkëlzen Berisha, shprhet se nuk ka asnjë lidhje me Nue Kalaj.

Ai shprehet se kjo akuzë e Taulant Ballës kryehet me shpresën për të mbuluar sarajet e Ramës në Surrel ,të ndërtuara me ?plackën?  e tij nga marrëveshja me CEZ, ku mori nga xhepat e shqiptarëve 630 milionë lekë.

Në fund, Shkëlzen Berisha, shprehet se Taulant Balla duhet të paguajë paratë për shpifjet e vjetra ndaj tij, për të cilat deputeti socialist është dënuar me vendim gjykate.

Postimi i plotë i shkëlzen Berishës

Sot, papagalli i shpifjeve te Edi Rames, me urdherin e kryetarit, ka zgjeruar rrethin e miqve te mi te ngushte, me nje person me te cilin dhe aktivitetin e te cilit, nuk kam asnje lidhje.

I denuar me vendim te formes se prere nga Gjykata e Apelit per shpifje, genjeshtari i Rames vazhdon avazin e vjeter me trillime te reja, me shpresen se keshtu do mbuloje sarajet e kryetarit ne Surrel. Te ndertuara me ”placken” e Rames nga marreveshja me CEZ, per te vjedhur dhe ndare, 630 milione euro nga xhepat e shqiptareve.

I bej thirrje Rames qe para se ti ngarkoje shpifje te reja, ta detyroje papagallin, te mos lere ”puplat” ne kazino, por te zbatoje vendimin e gjykates dhe te paguaje parate per shpifjet e vjetra.

 





Lajmet e fundit nga