web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Listat e hapura/ Vasili: Jo për interesat e LSI

10 Janar 2017, 13:38, Aktualitet CNA

Sekretari i LSI, Petrit Vasili foli sot në kuadër të propozimeve të forcës politike që ai përfaqëson në lidhje me reformën zgjedhore.

Deputeti Taulant Balla u shpreh pak më parë se është kundër propozimit të LSI për listat e hapura në zgjedhjet e 18 qershorit. Ai tha se sistemi zgjedhor nuk është i vjetër dhe kjo çështje mund të diskutohet pas zgjedhjeve të këtij viti.

Në një prononcimi për mediat, Vasili tha se qëndrimi i LSI për listat e hapura nuk është një problem i ri. Ai u shpreh se kjo cështje është ngritur edhe në vitin 2008. Vasili nënvizoi se listat e hapura nuk kanë të bëjnë me interesat e LSI, por për arritjen e një niveli më demokratik në zgjedhje.

?Kjo çështje nuk ka pse të jetë tabu. Listat e hapura janë një qëndrim konsistent i yni. Problemi nuk është i ri. Është ngritur që në vitin 2008?, tha Vasili

Sekretari i LSI u shpreh gjithashtu se komisioni i Reformës Zgjedhore ka një frymë përgjëgjshmërie për të ecur më shpejt, por sipas tij, ecuria do tregojë nëse ka vullnet.

?Nuk kemi shumë kohë në dispozicion. Kërkova të punojmë me një ritëm më të lartë dhe ka një frymë përgjegjshmërie, por ecuria do tregojë nëse ka vullnet?, tha Vasili





Lajmet e fundit nga