web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balla kundër LSI: Zgjedhjet e 18 qershorit me lista të mbyllura

10 Janar 2017, 13:14, Aktualitet CNA

Deputeti socialist, Taulant Balla, i është përgjigjur sot propozimit të LSI për lista të hapura në zgjedhjet e 18 qershorit. Balla deklaroi se në zgjedhje do shkohet me lista të mbyllura dhe se është kundër ndërhyrjes në sistem.

?Jam kundër ndërhyrjes në sistemin zgjedhor?, tha Balla në përfundim të mbledhjes së komisionit për reformën zgjedhore.
Më tej, deputeti foli për atë që është rënë dakord gjatë mbledhjes, duke thënë se palët janë dakordësuar për financimin e partive.

?Kemi punuar me ekspertët e Këshillit të Evropës dhe kemi dokument për financimin e partive. Dakordësi për financimin e partive politike. Nuk ka dakordësi për votën e emigrantëve nga pala tjetër. Ndëshkime për ata që bëjnë krime elektrorale. Rekomandimi i OSBE/ODIHR është i plotë, pa kaluar një projekt pilot nuk mund të kalojë një projekt kombëtar?, shtoi deputeti.





Lajmet e fundit nga