web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveria falimenton/ Nuk paguan rrogat e policisë dhe shëndetësisë

10 Janar 2017, 13:45, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e dy qytetarëve, të cilët shprehen se qeveria nuk i ka paguar rrogat.

Sipas denoncuesve, qeveria, jo vetëm që nuk i ka dhënë rrogat e 13-ta, por nuk i ka nxjerrë as pagat e muajit dhjetor.

Më poshtë, postimi i Berishës dhe denoncimi i qytetarëve

Qeveri e falimentuar, nuk i ka paguar rrogat policise, arsimit, shendetesise! Lexoni mesazhet e meposhtme! sb

-“Pershendetje zoti berisha kam nje informacion shume te sigurte qe policia e durresit dhe e plazhit akoma nuk u jane dhene rrogat e dhjetorit.dhe as shperblimet e fundvitit nje miku im me tha qe eshte punonjes i policise.ka ndonje pergjigjije saje qorri per kete.qe del vete ne terren se ska goje ti thot njeriut.flm nese e poston respekte per juve…

Pershendetje zoti kryeminister po te drejtohem me z kryeminister ngaqe vec ti je per ket vend dhe qysh se ke ik ti shqiperia nuk po gjen ma nji kryeminister tjeter ce ti vin n ndim ktij populli..une jam Infermier ne Spitalin e Shkodre jo vetem qe sna jepet rroga e 13 as shperblim por as rrogat nuk na i ka nxjerr kush per ket vit Edi Rama dhe Ilir Kecapi kujtojn se i gjith populli ka pasuri sa ata qe sju bi ne mend per me marr rroge..te uroj shendet dhe jet sa ma t gjate





Lajmet e fundit nga