web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTOT/ Ja si i vjedh Erion Veliaj 1 milionë dollarë në një rrugicë

29 Dhjetor 2016, 16:07, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari i cili tregon vjedhjen e kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në një rrugëve.

Sipas qytetarit, në një rrugicë në rrugën ?Myslym Syri?, Bashkia e Tiranës ka shpenzuar 1 miliardë lekë të vjetra për rikonsturksionin e saj, edhe pse punimet jo cilësore nuk i justifikojnë punimet.

Ai shprehet se ka punuar në Francë dhe për atë gjatësi të rikonstruktuar do të mjaftonte gjysma e vlerës.

Më poshtë, postimi i Berishës dhe denoncimi i qytetarit

Ja si vjedh Erion Veliaj 1 milion dollare ne nje rrugice!

Qytetari dixhital denoncon:

– Vjedhjen e 1 milione dollareve ne rindertimin e nje rrugice.
– Ai thote se ne France ky punim kryhet me gjysmen e çmimit. sb

“Pershendetje Z.Berisha doja te denoncoja tek ju dhe ne te gjitha mediat nje Shperdorim dhe Abuzim te Parave te Shqiptareve nga Bashkia e Tiranes nga Bashkia e Erion Velise . Behet fjale per nje rrugice tek rr. Myslym Shyri e rikonstruktuar nga Bashkia e Tiranes por qe vlera e saj eshte 1 Miliard leke te vjetra. Duke pare gjatesine e rruges dhe punimet jo cilesore kjo shume nuk justifikohet me punimet . Une kam punuar ne France punime ne infrastrukture dhe u habita me shifren e publikuar ne tabelen e Bashkise . Per ate gjatesi rruge mendoj gjysma e vleres do mjaftonte per ta ndertu . Ju lutem publikojeni .”





Lajmet e fundit nga