web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO-Lirimi i Lul Berishës/ Juristi i shpallur në kërkim, djali i ish-drejtuesit të LSI

21 Dhjetor 2016, 21:12, Aktualitet CNA

Me urdhër të Prokurorisë, policia arrestoi sot drejtorin e Burgjeve në Durrës, Astrit Kotaj për shkak të lirimit të Lul Berishës dhe shpalli në kërkim juristin e burgut Tedi Labi.

Të dy akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet për lirimin e Lul Berishës. Mësohet se Tedi Labi është djali i ish-nëndrejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labi, i arrestuar për korrupsion në tendera.

Iljza Labi ka mbajtur më parë detyrën e sekretarit të LSI-së në degën e Durrësit. Ai njihej si një nga drejtuesit e kësaj force politike në qytetin bregdetar.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, rezulton se Drejtori i Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (burgut) dhe juristi i këtij institucioni, kanë llogaritur në mënyrë të kundërligjshme kohën e qëndrimit të burgim të të dënuarit Lulëzim Berisha.

Në bazë të shqyrtimit të dosjeve përkatëse të burgut Durrës, Prokuroria ka arritur në konkluzionin se të dënuarit Lulëzim Berisha duhej të kryente edhe të paktën 2 vjet e 7 muaj burgim, para se të mund të përfitonte nga parashikimet ligjore për lirimin me kusht.

Prokuroria e Durrësit ka krijuar dyshime të arsyeshme se zyrtarët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementet e veprave penale te ?Shpërdorimi i detyres? dhe ?Falsifikimi i dokumentave? /citynews





Lajmet e fundit nga