Donald Lu takim me Lulzim Bashën
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu po zhvillon një tak...
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, sot reagoi ashpër ndaj policisë dhe prokurorisë për arrestimin e Klement Balilit të quajturit ?Eskobari? i Ballkanit. Një ish-drejtor i LSI në qytetin e Sarandës.
Lu ishte mjaft i ashpër në qëndrimin e tij dhe foli më tej edhe për arrestimin e ?peshqve të mëdhenj? siç i quajti ai.
Në fakt zoti ambasador me autoritetin dhe imunitetin e tij thotë të vërteta me zë të lartë. Nuk ka nguruar të flasë për Emiljano Shullazin, tani Klement Balilin, ?peshqit e mëdhenj”, drejtësinë e korruptuar, shtetin që mbështet krimin etj.
I nderuari z. Lu sot ka berë një gabim në artikulimin e tij, duke përdorur shprehjen ?kapjen e peshqve të mëdhenj?. Zoti amabasador besoj e di mjaft mirë që në Shqipëri, nuk ka peshq të mëdhenj, në rast se nuk e di po ja shkruajmë publikisht. Në Shqipëri ka “peshkaqenë” që hanë çdo lloj pëshku që i del përpara. Por nga ata peshkaqenët e mëdhenj që nuk ngopen edhe kur kullifisin një njeri.
Peshkaqenët tanë nuk janë pak, kemi me shumicë, kanë qenë ministra, kanë qenë drejtora, janë ministra, janë drejtora. Qeveria mban rekod, opozita ka plot brenda, disa i ka bërë sekretarë.
Le të them dhe unë ca emra. A mund të quhet peshk i madh drejtori i O
SHEE, ai është peshkaqen i madh, miliona euro tendera me 99.99% të vlerës edhe me një ofertues. Procedura është e rregullt gjithmonë. Po drejtori i rrugëve, ARRSH mund të quhet peshk i madh? Po ai i patentave, po drejtorët e ilaçeve? Po ata të policisë që mbuluan vendin me drogë mund të quhen peshq? Po ca gjykatës e kryetarë gjykatash, disa në Korçë i kam shkruar edhe më parë. Këta janë peshkaqenët e tufës, po janë ca të tjerë edhe më të mëdhënj.
Ka peshkaqen më të madh se Ilir Beqja, qindra milionë euro koncesione që na i shet edhe si sukses. Po Damian Gjiknuri, është një lloj peshkaqeni që çtë të them. Po ky Ministri i Brendshëm i kanabizimit, sa kafshon ai. Ato drejtoreshat e tatimeve dhe doganave që ikën e bënin si pjeshka? Po Haxhinastoja, 7 vjet ministër, sa me Saliun sa me Ramën. Janë shumë pa fund.
Për ta mbyllur po të tregoj dy kryepeshkaqene. Një e takove përpara dy ditësh, tjetrin sot në mengjes. Njëri është kryetar kuvendi. E ka emrin Ilir Meta, ai vërtet ka një problem të madh, por ja kalon për nga madhësia, egërsia dhe kafshimi Edi Rama, ai që takove në mengjes. Se tufa ka dy kryetarë të mëdhenj, po shumë të mëdhenj. Keta janë dy kryepeshkaqenët e Shqipërisë, prandaj ju lutem zoti ambasador mos ngatëroni peshqit me peshkaqenët. Ju ndoshta kërkoni gjuetinë e “peshqve të mëdhenj”, por besoj se është koha për gjuetinë e peshkaqenëve. Peshkaqeni e ha peshkun e madh./Elvi Fundo-Citynews
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu po zhvillon një tak...
Djali i ish-kryeministrit Fatos Nano është proceduar penalis...
Ish-ministri i Brendshem Flamur Noka, ka reaguar menjehere p...
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu, ka qenë mjaft i as...
Ministri Transportit Sokol Dervishaj ka urdhëruar ARRSH, dhe...
Komisioni i Jashtëm ka miratuar dje nen për nen projektbuxhe...
Një 40-vjeçar ka vrarë veten me çifte, në fshatin Kovaçe të ...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë të m...
Qendra Kulturore “Dhimiter Orgocka”, ish-kinemaja e qytetit ...
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald, Lu ka filluar mëngjes...
Forca më e madhe politike në vend po mer një goditje fatale ...
The CV Corporation was founded last year after observing the...
Kantautori i mirënjohur pas një konflikti të vazhdueshëm me ...
Një 55-vjeçar në Kuçovë, ka përfituar urdhër-mbrojtjeje pas ...
Një nga godinat simbol dhe më të vjetra në qytetin e Maliqit...
Dite e bekuar dhe e mbushur me emocione te forta do jete kjo...
Rasputin. Këshilltari privat i carit të fundit të Rusisë Nik...
Gazeta kroate “Vecernji list” ka publikuar një dokument, sip...
Deputetët italianë votuan pa surpriza, sot në mbrëmje, besim...
Në një akt absolutisht të paprecedent në historinë e marrëdh...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...