web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

6 arsyet përse duhet të flini në anën e majtë

11 Dhjetor 2016, 19:45, Lifestyle CNA

Gjumi është një nga faktorët kryesor që ndikojnë në shëndetin tonë. Rreth pozitës më të mirë për të bërë gjumë ka pasur shumë debate e mospajtime. Disa njerëz kanë gjumë më të rehatshëm nëse flenë në anën e djaththë, e disa nëse një gjë të tillë e bëjnë në anën e majtë.

Pozita që ju e zgjedhni ka shumë ndikim në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Studimet e fundit tregojnë që gjumi në anën e majtë përmirëson shëndetin e organeve tuaja.

Në vazhdim gjeni gjashtë (6) përfitime që trupi juaj do të ketë, nesë bëni gumin në anën e majtë.

Përmirëson sistemin limfatik

Ky sistem luan një rol jetik në trupin e njeriu, duke larguar mbetjet e tepërta dhe toksike nga trupi. Shkencëtarët kanë bërë të ditur se ena kryesore e këtij sistemi gjenden në anën e majtë të trupit, dhe nëse bëni gjumin në anën e majtë trupi juaj do të ketë më të lehtë që të lehtësojë trupin tuaj nga përmbajtjet e panevojshme.

Mundëson që shpretka të bëjë një punë dukshëm më të mirë

Edhe shpretka poashtu gjendet në anën e majtë të trupit të njeriut, dhe përderisa ju bëni gjumin në anën e majtë ajo do ta ketë më të lehtë të kryejë funksionin e saj.

Nxit largimin e duhur të mbeturinave

Kryqëzimi në mes të zorrës së trashe dhe asaj të hollë gjendet në pjesën e majtë të trupit tuaj. Nëse ju bëni gjumin në anën e majtë, atëherë forcat gravitacionale e bëjnë më të lehtë kalimin e mbeturinave nga zorra e hollë në atë të trashë. Kjo mundëson që mbeturinat nga trupi juaj të largohen më mirë dhe më shpejtë.

Mund të zvogëlojë thartirën në bark

Nëse vuani nga prania e thartirës në bark, atëherë është ide e mirë që të shtriheni në anën tuaj të majtë. Kjo gjë do parandalojë që ushqimet që gjenden në bark të mos përfundojnë në ezofag.

Kursen mëlçinë nga mbingarkesat

Pasi mëlçia është e vendosur në anën tuaj të djathtë, nëse shtriheni në anën e djathtë atëherë ju do i shkaktoni asaj një tendosje. Ndërsa, nësë ju do bëni gjumë në anën e majtë, atëherë nuk do të lejoni mbetjet toksike dhe substancat tjera të dëmshme që të bëhen një ngarkesë për mëlçinë tuaj.

Është e shëndetshme për zemër

Ana e majtë e trupit pranon gjak nga mushkëritë dhe e pompon atë në tërë trupin. Kështuqe, një pozitë e gjumit në anën e majtë mund të ndihmojë zemrën që të kryejë funksonin e saj më lehtë dhe më suksesshëm.





Lajmet e fundit nga