web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OAKIDI LOVE BAG/ Nje jetë e dytë për veshjet, Një jetë më e mirë për një fëmijë

9 Dhjetor 2016, 11:15, Aktualitet CNA

200 fëmijë nga 200 familje në nevojë, kanë marrë pjesë më datë 6 Dhjetor, në festën e organizuar për ta nga Okaidi, në ambjentet e Teatrit Kombëtar Eksperimental, si pjesë e fushatës së kësaj marke për dhurimin e çantave të dashurisë  ?LOVE BAG?. Përveç çantave të mbushura me rroba dhe mjete të nevojshme, fëmijet morën edhe dhurata festive dhe shijuan një shfaqje teatrale të dedikuar për ta, mundesuar nga Teatri Kombëtar Eksperimental. Kjo datë është zgjedhur posaçërisht pasi  përkon me  çeljen e sezonit festiv dhe ditën e Shën Nikollës i cili është  konsideruar si shenjti sjellës i dhuratave.

Marka franceze e veshjeve për fëmijë OKAIDI prej 3 vjetesh inkurajon prindërit e fëmijet tu japin veshjeve të tyre një jetë të dytë, duke i dhuruar ato përmes çantave të dashurisë ?Okaidi Love Bag?. Këto çanta janë një kontribut modest për një jetë të re më të mirë për fëmijët në nevojë të cilëve u dhurohen. Suksesi i Okaidi Love Bag vit pas viti është dëshmi e zemergjerësisë së qytetarëve, bizneseve dhe artit dhe rezultat i impenjimit serioz të një kompanie për të sjellë lumturi edhe tek familjet me mundësi të kufizuara ekonomike, të cilët e kanë ndoshta të pamundur ti bëjnë dhurata fëmijëve të tyre ketë fundvit.

Kjo nismë është konceptuar dhe organizuar nga Fashion Group, kompania menaxhuese e markës OKAIDI që prej vitit 2005 dhe partneri i kësaj fushate ndërgjegjësuese, ACA (Asistencë Për Komunitetin në Shqipëri) i cili që prej vitit 1999, ndihmon dhe asiston komunitetet e marxhinalizuara dhe në nevojë në të gjithë Shqipërinë.

Iniciativa OKDAIDI LOVE BAG është një  nga iniciativat e shumta sociale që BALFIN GROUP, pjesë e të cilit është edhe FASHION GROUP ndërmerr në përmirësimin e jetës për familjet në nevojë.

 





Lajmet e fundit nga