web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestimi i shefit të Hetimit të Aksidenteve në Vlorë/ Policia publikon detajet

30 Nëntor 2016, 10:00, Aktualitet CNA

SHÇBA ka arrestuar shefin e Hetimit të aksidenteve në Vlorë, Myslym Ismailaj, 55 vjeç.

Arrestimi i tij vjen pas aksidentit fatal në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku humbi jetën një 17-vjeçar.

Njoftimi I Policisë:

Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Vlorë, sot në orën 04:00, ka arrestuar punonjësin e Policisë Komisar Myslym Ismailaj, 55 vjeç, me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor pranë D.V.P. Vlorë.

Punonjësi i Policisë Myslym Ismailaj në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore (OPGJ) ka kryer veprimet proceduriale, lidhur me ngjarjen e ndodhur në datë 26 nëntor 2016, në  rrugën pranë Ujit të ftohtë, në qytetin e Vlorës, ku  humbi jetën shtetasi K.P. dhe ngeli i plagosur shtetasi P.B.

Sipas hetimeve, në datë 29 nëntor 2016, rreth orës 10:00, Ismailaj ka hyrë në ambientet e dhomës së spitalit ku ndodhej i shtruar shtetasi i plagosur në aksident P.B. dhe pasi ka nxjerrë familjarët nga dhoma, i ka kërkuar këtij të fundit të deklarojë se ka probleme me shikimin. Kjo për të devijuar hetimin, se shkak i  aksidentit ka qenë shikimi i dobët i drejtuesit të mjetit dhe jo mungesa e sinjalistikës rrugore në vendin e aksidentit, duke ushtruar presion ndaj të riut dhe tentuar të favorizojë firmën e ndërtimit të rrugës.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, materialet do t?i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale të ??Shpërdorimit të detyrës??, ?Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës? dhe ?Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?, parashikuar nga nenet 248, 301 dhe 245/1 të Kodit Penal. /Citynews





Lajmet e fundit nga