web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO-SKANDALI/ Meta dhe Kastriot Ismailaj bashkë në festë. Komisionet hetimore nuk thërrasin Kreun e LSI

29 Nëntor 2016, 12:20, Aktualitet CNA

Citynews sjell ekskluzivisht një video-fakt dhe dëshmi që përfshin Kreun e Kuvendit Ilir Meta, në skandalin dhe aferën e CEZ-DIA e shumëpërfolur në media. Akuza dhe kundërakuza, por në fund Ilir Meta tha për mediat se nuk e njihte Kastriot Ismailaj. Më pas doli edhe një përgjim telefonik në lidhje me disa mesazhe të Metës drejtuar Kastriot Ismailajt. Por sot askush ende nuk e ka thirrur si dëshmitar apo palë në atë skandal, Ilir Metën.

Në Parlament janë ngritur dy komisione që do të hetojnë privatizimin e CEZ por edhe dëmet që ajo i ka shkaktuar buxhetit. Njëri drejtohet nga Edmond Spaho dhe tjetri nga Taulant Balla. Asnjëri prej tyre nuk e ka thirrur deri më sot Ilir Metën si dëshmitar dhe person në dijeni në lidhje me aferën CEZ. As si ministër Ekonomie në kohën e Berishës, dhe as si mik të Kastriot Ismailaj, i cili ndodhet sot në një proces gjyqësor në Prokurorinë e Krimeve të rëndë.

Burime nga Komisioni Spaho, i thanë Citynews se Ilir Meta nuk është në listën e personave që do të thirren për tu dëgjuar. Citynews u interesua pranë Komisionit Balla, edhe tek ky komision Meta nuk do të thirret për tu dëgjuar, nuk është i përfshirë në listën për të dëshmuar. Dy komisione parlamentare zhvillojnë një hetim për sy e për faqe, thjesht dhe vetëm për të gënjyer shqiptarët. Një nga njerëzit kryesorë, Ish-ministër Ekonomie dhe mik i Kastriot Ismailaj nuk thirret nga komisionet hetimore, a thua se hetimi po bëhet për të shpëtuar Ilir Metën.

Ky material që po ripublikohet shpresojmë t?ju shërbejë Edmond Spahos dhe Taulant Ballës si fakt dhe dëshmi për Ilir Metën. Opozita nga njëra anë i shtrin dorën Ilir Metës dhe nga ana tjetër duket se ka frikë ta hetojë, thjesht dhe vetëm se e do në gjirin e saj. PS dhe Rilindja gjithashtu janë peng të Metës dhe LSI-së.

Shkrimi i plotë publikuar gjatë skandalit CEZ-DIA

Kjo video është realizuar në vitin ndoshta pak të largët 1999, siç duket edhe nga data që jepet në filmim.

Një festë familjare ku Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij festonin me familjen e Kastriot Ismailaj, së bashku me ish-Ministrin e Mbrojtjes në Luan Hajdaraga. Në video duket qartë se Metta dhe Ismailaj, ata trokasin gotat dhe njohja e tyre duket qartazi, feste familjare dhe ne krye qendron Meta.

Kastriot Ismailaj është një nga personazhet e akuzuar për aferën CEZ nga PD dhe vetë qeveria. Akuzat ndaj tij vijnë për mbledhjen e disa milionë euro borxhe të CEZ, ndërkohë kjo video tregon se Ismailaj dhe Meta nuk u njohën në kohën e CEZ, por shumë e shumë vite më parë.

Ajo që përflitet për aferën CEZ nga qeveria dhe opozita, në fakt po merr dritë çdo ditë e më shumë. SMS-ja për 200  apo drekat e darkat dhjetra vite më parë janë dëshmi e një miqësie të thellë të Ismailajt me Ilir Metën.

Ismailaj u akuzua për aferen CEZ-DIA, opozita gjithashtu akuzoi Ilir Metën i cili refuzoi të jepte dorëheqjen duke thënë se vetëm e njihte Ismailajn si shumë biznesmenë të tjerë.

Pak ditë më parë gazetari Artan Hoxha publikoi edhe një tjetër material të Prokurorisë ku biznesmeni Ismailaj komunikonte me kreun e kuvendit Ilir Meta. Ky i fundit i kishte dërguar një sms ku i kërkonte 200 mijë me patjetër.

Kjo video është në një festë familjare të Ismailaj, një ditëlindje ku Ilir Meta është në krye të tavolinës së bashku me ish-Ministrin socialist të Mbrojtjes Luan Hajdaraga. Trokitjet e gotave, kërcimi dhe miqësia duhet qartaz në këtë video./ Citynews





Lajmet e fundit nga