web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Politika e jashtme/ Nishani: Mjaft me retorikat, nxisin tensione artificale

28 Nëntor 2016, 20:36, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, është sot i ftuar në emisionin ?Top Story? të gazetarit Sokol Balla në Top Channel.

Gjatë intervistës, presidenti Nishani foli ndër të tjera edhe për politikën e jashtme të qeverisë, të cilën ai e cilësoi si retorikë të panevojshme që nxit tensione artificiale.

Ai u shpreh se retorika mund të tingëllojë e këndshme për 24 orë, por nuk kjep qetësinë dhe zgjidhjen drejt interesit kombëtar në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë.

?Është një fijë shumë e hollë, por këtu qëndron arti i të qeverisurit. Ndaj do të ftoja aktorët në Shqipëri që të mos përfshihen në asnjë rast në retorika të panevojshme që nxisin tensione artificiale. Ne kemi vërtet çështje, madje disa të rëndësishme për të diskutuar me fqinjët, por janë çështje që nuk zgjidhen nga retorika, por  përkundrazi mund të largojnë nga gjetja e zgjidhjes. Retorika e panevojshme mund të tingëllojë emocionalisht e këndshme për 24 orë, por nuk jep qetësinë, zgjidhjen dhe rrugëtimin drejt interesit tonë kombëtar në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë.?, tha Nishani





Lajmet e fundit nga