Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Partia Demokratike, po kalon një moment jo të mirë në lidhje me marrëdhënien e saj me shqiptarët, por edhe me bazën e kësaj forcë politike e cila duket se ka jo pak problem.
Me një qeverisje të keqe si kjo e Edi Ramës, opozita ka mundësinë të jetë më pranë elektoratit, me kauza dhe lëvizje konkrete për të krijuar struktura dhe frymë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Dy skemat e përdorura në Dibër dhe Kolonjë, e para me luftë frontale nga të gjithë elementët në qendër, dhe e dyta me intrigën e një kandidati të majtë, rezultuan dështim. Gjithçka, kryesisht vjen për shkak të mungesës së organizimit dhe një fryme mbështetëse pro opozitës.
Partia Demokratike, në gati 70% të strukturave në të gjithë vendin, nuk ka seksion apo i ka ato formalë. Degët i ka të përçara, diku edhe të shpartalluara. Ka një mungesë të theksuar bashkëpunimi dhe një përplasje midis rrymave që nxiten nga elementë të fiksuar dhe përçarës në qendër, të cilët artikulojnë qëndrimin se nuk na duhet asnjë zë kritik, sepse njerëzit do të vijnë tek Basha në 2017, për inat të Edi Ramës.
Në fakt ajo që ka ndodhur me zgjedhjet në strukturat e PD-së është që disa elementë të niveleve të dyta dhe të treta gjatë qeverisë Berisha, thjesht dhe vetëm kanë forcuar pozicionet e tyre dhe kanë shpartalluar në mënyrë sistematike degë si Vlora, Durrësi, Korça, Fieri, Dibra, etj. Një përplasje rrymash e fortë e cila ka sjellë përplasje të thella, që nga ana tjetër nuk lejojnë të krijohet një frymë e fortë elektorale opozitare, por ka edhe kryetarë degësh të cilët flenë gjumë, ka edhe sekretarë në qendër që mendojnë se fushata fillon e mbaron në ekranet e TV-së apo duke shkruar statuse në rrjetet sociale.
Fatkeqësisht duket që ka një shkëputje të fortë të bazës dhe elektoratit në PD nga qendra në degë. Duket të jetë një hendek i madh, i krijuar nga veprimet klanore që kërkojnë të kapin Partinë Demokratike, kryesisht klane të ish PDR-së së Genc Pollos, apo emra të sponsorizuar në PD nga këshilltari kryesor i sotëm i Edi Ramës dhe mbështetësi i tij, Henri Çili.
PD sot është gati 6 muaj përpara fushatës elektorale dhe me një qeverisje kaq të keqe si kjo e Edi Ramës, me kaq shumë skandale, korrupsion, abuzime, PD e Bashës duhet të ishte në shkëlqimin e saj, por fatkeqësisht po ndodhet në kuotat më të ulta historike. Rezultatet në Dibër dhe Kolonjë tregojnë një rrudhje në krahasim me 2013-ën. Dhe kjo vjen për shkak të mungesës së organizimit dhe frymës që duhet të ketë opozita.
Në opozitën e parë 97-2005 demokratët ishin më të bashkuar, megjithëse vinin nga një katastrofë si 1997, kishte më shumë shpresë dhe besim, më shumë rezistencë. Sot rezistenca është ndonjë konferencë shtypi, apo ndonjë aksion sporadik, pjesa tjetër janë veprime sektariste dhe përçarëse në organizim thjesht dhe vetëm me bindje se njerëzit mund të shkojnë tek Basha për inat të Ramës.
Por a mund të fitojë PD duke menduar se qytetarët ?për inat të vjehrrës do të shkojnë tek mullixhiu? në rastin konkret nga Rama të shkojnë tek Basha? Në fakt ka një shtresë gri dhe hapësirë në elektorat, e cila mund të bëjë balancat në zgjedhjet e ardhshme, por nuk duket që PD të ketë një rritje të mbështetjes popullore. Tek pjesa e elektoratit që mund të bëjë ndryshimin, po futen Ben Blushi, Gjergj Bojaxhi, AKZ por edhe Ilir Meta dhe PDIU. Të gjithë këta po marrin nga thesi sepse demokratët janë të dobët pa frymë dhe ende pa një alternativë të fortë dhe të besueshme.
PD nuk mund të fitojë kurrë për inat të vjehrrës. PD mund dhe duhet të fitojë për shkak të vlerave, programit, frymës dhe parimeve, të cilave sot nuk po ju qëndrohet aspak. Përkundrazi, gjithçka bëhet në funksion të disa luftërave klanore, që në përfundim ?për inat të vjehrrës? do të sjellin, ndoshta një martesë të re të kësaj të fundit me pushtetin e zgjedhjeve të 2017-ës.
Edi Rama mund te jetë në kuota të ulta historike, por thesi me vota i mbushet plot e përplot, ndërsa i PD-së vetëm rrudhet. Basha ka ende edhe shumë pak kohë për të reflektuar ndaj atyre që i kanë mbushur mendjen se mund të fitojë për inat të Edi Ramës. Për inat të Edi Ramës dhe me mendjen e atyre që e gënjejnë mund të qëndrojë gjatë, shumë gjatë në opozitë dhe shpresa e vetme i ngelet Ilir Meta, i cili nga ana e tij në rast se do bëhej kryeministër me votat e demokratëve, thjesht do kryente realizimin e ambicies së tij politike, kurse demokratët do të prisnin ende të thellohej ?inati i nuses me vjehrrën?./ Citynews
Un -annotated composition trials are especially useful after...
Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me i...
Ditën e sotme ministri i Shëndetësisë është sulmuar me vezë ...
Dje u mbajtën zgjedhjet për Kryebashkiakun e ri të Kolonjës,...
Vazhdojnë protestat e banorëve të Mbrostarit në Fier kundër ...
Byroja e Kuvendit përjashton për pesë ditë Kreun e Grupit Pa...
Disa të rinj kanë sulmuar me vezë dhe domate ministrin e Shë...
Deputeti i Lezhës Eduart Ndocaj krijoi pak ditë më parë një ...
Pas incidenteve të së enjtes së shkuar në Parlament është mb...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar për herë të tretë ...
Një ngjrje e rëndë ka ndodhur në fshatin Boriç të Malësisë s...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka të publikuara n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi familj...
Të gjitha shumicat janë dërrmuese. Të gjitha shumicat dërrmo...
Pas fitores së Ilia Stefos si kryetari i ri i Bashkisë së Ko...
Silvio Berlusconi po kalon ditët e fundit si president i Mil...
Ilia Stefo është kryetari i bashkisë së Kolonjës. Lajmin e r...
Nelgert Pata, i ekzekutuar dje në Fier, është viktima e fund...
Zbardhen detaje nga ekzekutimi në atentat i 34-vjeçarit nga ...
Nuk ka qenë shumë e vështirë të përfytyroje në vitet e fundi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...