web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Disa persona janë imunë nga Alzhemier

18 Nëntor 2016, 22:07, Lifestyle CNA

Shkencëtarët kanë zbuluar se disa persona janë me një imunitet natyral kundër simptomave të sëmundjes së Alzhemier  edhe kur sëmundja arrin në një shkallë shumë të avancuar. Në disa individë të moshës 90 vjeçare  nuk kanë shfaqur asnjë shenjë të kësaj sëmundje duke mos pasur një rënie të shëndetit mendor ose një humbje kujtese. Ndërkohë shkencëtarët kanë zbuluar disa prej këtyre individëve kanë pasur në trurin e tyre shenja të cilat sugjeronin se ata ishin të prekur nga kjo sëmundje.

Vetë studiuesit e Universitetit të ?Northwestern Medicine? në Amerikë janë shprehur të mahnitur nga ky zbulim dhe janë duke kryer studime të shumta  për të zbuluar shkaqet që mund të kenë çuar në këtë imunitet ndaj kësaj sëmundjeje. Nëse arrihet të zbulohet arsyeja që ka çuar në këtë imunitet të trurit do të bëhet e mundur edhe shërimi ose të paktën parandalimi i kësaj sëmundjeje te të moshuarit./Citynews.al





Lajmet e fundit nga