web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VLERESIMI & PERBUZJA

14 Nëntor 2016, 18:00, Opinione CNA

SHEMBULLI I PARE Kur Establishmenti Republikan beri kryengritje (puc) kunder Donald Trump, Kryetari i Komitetit Kombetar te Partise Republikane Reince Priebus, qendroji besnik ndaj votes se bazes se Partise Republikane, mbi perzgjedhjen e kandidatit tyre per President te ShBA. Pra, Priebus qendroji ne krah te Donald J. Trump. Qendroji i palekundur edhe pse establishmenti i partise e kercenuan me prishjen e karrieres. Priebus i tha: “…ne djall vafshi. Baza ka vendosur!” Sot, Donald Trump e vleresoji besnikerine e Priebus duke e bere ate Shef te Kabinetit te Shtepise Bardhe. Pra njeriun me te afert te Presidentit.

SHEMBULLI I DYTE Steve Bannon, eshte pronari i Websitit konservator (i Djathte) me te madh ne bote. Kur Donald Trump ishte ne rrezik per t’ju prish fushata, Bannon ofroji ndihmen e tij dhe rrezikoji gjithcka qe kishte ndertuar. “Une nuk jua kam friken juve. Une do te shkrij gjithcka qe kam ndertuar (biznesin) dhe juve (establishmentin) nuk ju le te merrni peng partine dhe Ameriken. Une do mbeshtes kandidatin e bazes” – tha Bannon para establishmentit republikan. Sot, Donald Trump e beri Keshilltar i Pare i Presidentit. Pra, njeriu qe i flet Presidentit ke veshi.

SHEMBULLI I TRETE

Fondacioni i Trashigimise (The Heritage Foundation) eshte nje fondacion konservator (i Djathte) qe mbeshteti vendimin e bazes republikane per kandidat per President. I vetmi Fondacion qe rrezikoji gjithcka, biles perballoji presionin e Tatimeve (IRS) qe Obama i leshoji mbi kurriz. “Ne ia kemi borxh brezave, qe te ruajme Kushtetuten. Dhe vetem me Donald Trump mund ta arrijme kete. Ne do mbeshtesim kandidatin e bazes”. Ky Fondacion zbuloji korrupsionin e Kartelit Klinton, per te cilin populli Amerikan dhe bota nuk dinte gje. Dje, Donald Trump i dergoji nje leter ku i kerkonte ketij Fondacioni nje liste me 1000 emra (25% e totalit) per t’i punesuar ne Shtepine e Bardhe, si “gardian te Kushtetutes”.

SHEMBULLI I KATERT Newt Gingrich, ish-Kryetar i Kongresit; Rudy Giuliani, ish-Kryetar i Bashkise New York; Dr. Ben Carson, ish-kandidat per President; Chris Christi, Guvernator i shtetit New Jersey; KellyAnne Conway, manaxherja e fushates se Trumpit; David Clarke, Sherifi i policise qytetit Milwaukee; Mike Huckabee, ish-Guvernator i shtetit Arkansas; Sara Palin, ish-Guvernatore e shtetit Alaska; Plus disa persona me profil me te ulet publik. Pa lene pas dore Drejtuesit e bazes qe punuan dite e nate; Te gjithe keta sebashku, me sakrifica te medha perballuan gjithcka (nga vrulli i pashembullt i administrates Obames dhe establishmenti politik); ata rrezikuan emrin e tyre, financat, karrierat, familjet dhe gjithcka qe kan punuar tere jeten. Sot te giithe keta njerez me karakter te forte po vendosen ne detyra kyce ne Kabinetin e Presidentit Donald Trump dhe do bejne Ameriken Madheshtore Perseri!! PRA, Donald J. Trump eshte Burr qe vlereson te gjithe ata qe qendruan me te ne ditet me te veshtira te tij. Ne fakt, gjat gjithe karrieres tij si biznesmen, Trump ka mbajtur prane vetes dhe i ka vleresuar njerezit besnik. Dhe me vone te gjithe ata kane ecur perpara dhe kan arritur suksese ne jete.

PERBUZJA e PD-s Tani te kthehem pak te Partia Demokratike e Shqiperise:

Bazen tone s’e pjerrdh kush; Sorosianet kan marr peng partine; Besniket jan ne mergim ose i kan perzen nga vendim-marrja; Servilet po vleresohen; Intrigantet po gradohen; Demokratet po c’vleresohen, poshtrohen, perbuzen, largohen; Oh, se per pak harrova: a ju thash qe bazen tone s’e pjerdh kush? … sepse ne syte e Establishmentit te Partise Demokratike, baza eshte nje grumbull injorantesh qe nuk vlen te vleresohen, nuk kan emra, por thjesht numerohen me shifra, me tufa, vetem ne fushate. Establishmenti yne na perbuz! Establishmenti yne po na merr frymen; Establishmenti yne nuk le demokratet te kontribojne; Establishmenti yne i do te rinjt vetem per t’i mbajt termusin e kafes ketyre surrogatove qe kan marr peng partine; Azemi kurre nuk do e lejonte nje gjendje te tille. Kurre! Establishmenti yne ka shkelur mbi parimet e demokracise! Establishmenti yne ka groposur Statutin e PD-s. Establishmenti yne po shkaterron partine.

PYETJE Kur do rimarr baza partine ne dore? Kur do perzeme Establishmentin perbuzes? Kur do ja kthejme partine demokrateve?

SYGJERIM Ne demokratet duhet te mesojme dhe te ndjekim filozofine e Donald J. Trump: “Vlereso besnikerine e njerzve qe sakrifikojne, qe te kesh sukses”.

Ne duhet te fillojme nje Levizje mbare-demokrate per te kthyer partine e Azemit aty ku ajo mori jete, tek baza e saj. Vetem baza i jep frymemarrje PD-s. Azemi kurre nuk do pranonte kete gjendje ne PD. Kurre! Cohuni demokrat!/ Arben BERISHA





Lajmet e fundit nga