web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Artan Fuga/ Skulptori dhe qytetari

26 Maj 2016, 11:19, Opinione CNA

Ne bejme parkun qe duam ne i dashur qytetar i revoltuar dhe i rrahur si ne fotografi,

Pune e madhe se nuk na dashke ti.

Protesto perseri po deshe, ne te hyjme ne dru, i dashur!

Tregojme se nuk ka asnje rrezistence qytetare qe mund te na pengoje, jo me ti!

Pra, bejme cfare te duam me rrezistencen tende

Shpallim edhe konkurs per artin urban si duam vete.

Te japim dhe cmim. Sepse edhe me artin tend bejme ate qe duam ne o mik, Mbaje mend kete.

Madje edhe me ty,

Po te duam e vendosim vepren tende bash te parku qe ti nuk deshe.

Thjesht per tu tallur me te dhe me ty.

Te te tregojme sesa i vockel je si qytetar para madheshtise tone.

Te bejme dhe te vish ne inagurimin e saj.

Skulpturen tende e ngreme mbi kujtesen tende dhe ruajtjen e pejsazhit te femijerise tende, sic e kerkoje,

Ajo skulpture eshte permendorja jone per ne, i dashur qytetar

Mesoje kete estetike nese nuk e ke ditur qe me pare,

Dy permendore ne nje. Ajo fizike fsheh ate kuptimore qe na ngre ne e te rrezon ty or mik.

Fiziken e bere ti, kurse virtualen e beme ne. Ti je filozof dhe ta kane mesuar qe virtualja eshte i vetmi realitet,

Eshte permendorja jone per ne, ngritur nga skulptori kunder qytetarit,

Cdo cmim e ka cmimin e vet,

Dhe po ne do te sjellim si spektatore diten e perurimit po ata qytetare qe ti thrrrisje ne protesta,

Qe te kenaqen me artin tend, qe ne fakt eshte arti yne.

Do te vijne shume, aq sa doje te vinin ne proteste,





Lajmet e fundit nga