Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Dr. Bledar Kurti (Zv/President i Republican Friends Club Albania)
Cila është gjëja e parë që mësoi e gjithë bota nga fitorja e Donald J. Trump? Teksa të gjitha sondazhet shpallnin Hillary R. Clinton si fituese, dhe teksa CNN, Washington Post, dhe media të tjera prestigjoze garonin me fodullëk, njëanshmëri, dhe me militantizëm se me sa përqindje do fitonte Clinton, 92,93,94,95,96,99,99.9%, rezultati i fitores së Trump nxorri në dritë atë që askush nuk mund ta besonte: vdekjen e medias tradicionale dhe pabesuesshmërinë e medias së re.
Gjatë të gjithë fushatës, televizione dhe gazeta me famë botërore pushuan së bëri gazetari, harruan të ruajnë paanshmërinë profesionale, u lejuan të përdoren nga lobe të fuqishme dhe dytësore të ?establishmentit,? dhe me një fanatizëm të paprecedentë në historinë e SHBA sulmuan një kandidat të dalë nga primaret amerikane dhe të mbështetur, sic u pa nga zgjedhjet, nga rreth 63 milionë amerikanë. Në vend që të tregoheshin profesionistë, mediat botërore, përfshirë edhe në Ballkan dhe Shqipëri, u bashkuan në një betejë globale kundër një kandidati të shpallur nga një proces demokratik, fitues i primareve, dhe fitues me rezultatete spektakolare i presidencës. Kur mediat tradicionale pranuan të jenë emocinale, ky shënoi fundin e tyre. Edhe media e re rezultoi si një balonë tauke përballë urraganit Trump. Nën vorbullën e kotësisë virtuale, koncepteve të gabuara dhe aspak relevante si përshembull karta e gruas presidente, ose ajo e racizmit, ofenduan inteligjencën e pjesës më të madhe të qytetarëve amerikanë. Më në fund një grua presidente? E @farë do të thotë kjo për gruan? Gratë kanë shembuj të jashtëzakonshëm drejtimi, si përshembull, Margaret Thacher dhe Angela Merkel, dhe monarket e shumta si Elizabeta I dhe II, Viktoria, etj, ndaj amerikanët nuk mund të binin pre e sajesave të medias së re. Gjithashtu, pjesë e sulmit global, përfshirë Hollivudin, mediat, rrjetet sociale, etj ndaj Trump u bënë edhe komentet e tij seksiste. Brezi i ri i facebook-ut në botë dhe ai i makiatos në Shqipëri kanë disavantazhin e njohurive historike. Historia na tregon që nëse bëhet fjalë për seksizëm, Presidentët më të shquar të kësaj fushe ishin Demokratë, pra nga partia e Clinton, dhe jo Republikanë nga partia e Trump. Këtu përmendim F.D. Roosevelt, John F. Knnedy, dhe Bill Clinton, presidentët më të shquar të historisë amerikane, ndërkohë dhe seksizmit të pushtetit. Ndaj edhe kjo kartë i ofendoi inteligjencën popullit amerikan.
Gjithashtu, Donald J. Trump u akuzua për racizëm, dhe mbarë mediat botërore (dhe shqiptare) nuk përmendën që Trump përfaqësonte partinë e Abraham Lincoln, heroin e betejës kundër skllavërisë, ndërkohë që demokratët kërkonin të ruanin status quo-në e rendit skllavëror. Historia nuk gjykohet por ajo duhet presantuar e plotë. Opinioni publik botëror u drejtua në verbëri në shtigjet e lobit liberal post-iluminist.
Politikat e Znj. Clinton përfshinin shumë mbështetjen ndaj shoqërisë civile. Në mbarë botën shoqëria civile luan një rol të rëndësishëm por fatkeqësisht në shumë vende, kryesisht në Evropë dhe Ballkan, është shndërruar në një institucion vjeljesh fondesh dhe akumulim përfitimesh. Znj. Clinton kërkonte të sillte një frymë liberale evropiane në një Amerikë kapitaliste e cila është ndërtuar mbi punë dhe jo hile, mbi kapital dhe investime dhe jo vullnetarizma për kauza të dyshimta, mbi bindjen që është sistemi ai që sjell ndryshimet dhe jo grupimet e vogla interesash. Amerikanët votuan me zgjuarsi dhe zgjodhën trashëgiminë, sistemin e qeverisë, dhe refuzuan eksperimentet liberale post-iluministe. Histeria Clinton zaptoi edhe politikën dhe mediat shqiptare. Si pjesë e sulmit global ndaj Trump qytetarëve shqiptarë iu servirën gjysëm të vërteta ose shtrembërime faktesh. Për muaj me rradhë shqiptarëve iu injektua frika se Trump është pro serbisë dhe kundër Kosovës. Populli shqiptar i është mirënjohës Presidentit Clinton për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, por askush nuk përmendi (qëllimisht) që ishte një President Republikan, George W. Bush ai që bëri të mundur Pavarësinë e Kosovës, dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Qëllimisht qytetarët shqiptarë u lanë në hije nga fakti që politikat e SHBA ndaj Shqipërisë kanë qenë dhe do vazhdojnë të jenë tejet miqësore, sepse ne jemi një popull pro-amerikan dhe se ky fakt prevalon mbi cdo linjë të opinionit presidencial, pasi në SHBA sistemi nuk lejon diktatorë, as aventurierë, as individë të krisur që mund të bombardojnë botën me armë nukleare, as të ndryshojnë politikat e jashtme të paracaktuara dekada më pare, sepse SHBA nuk është Shqipëria ku sistemi është i kalbur dhe ata që e drejtojnë atë edhe më të kalbur, ndaj Presidenti i 45-të i SHBA, Donald J. Trump, do e dojë Shqipërinë sepse amerikanët, ata që e kanë mirëbesuar atë si Commander in Chief, e duan Shqipërinë.
Cfarë mësojmë tjetër nga fitorja spektakolare e Donald J. Trump? Mësojmë që ngjyrosjet emocionale të mediave, format e bukura të paraqitjes, populizmi i medias së re janë të rrezikshme për një vend pasi nuk reflektojnë realitetin e saktë. Stili Clinton/Obama, i fotove pafund në rrjete sociale, plot formë e kompozim të bukur por pa përmbajtje janë një realitet virtual dhe jo real, dhe si një flluskë sapuni shkrihen në pak kohë. Politika shqiptare ka vite që jeton në këtë flluskë virtuale dhe qeverisja e vendit orientohet më së shumti nga facebook-u se sa zgjidhja reale e problemeve dhe sfidave që ka vendi. Histeria e rrjeteve sociale që ka zaptuar edhe politikën, qeverinë dhe shoqërinë shqiptare është tejet e rrezikshme pasi një rezultat shokues na prêt, jo vetëm në zgjedhje, por edhe në bilancet ekonomike dhe shoqërore. SHBA ka një sistem politik bi-partiak, por asnjë parti në Shqipëri nuk mund të identifikohet me të majtët apo djathtët në Amerikë pasi janë tërësisht pa përputhje dhe jashtë kontekstit. Amerika është Amerikë pasi cdo gjë e bën në mënyrë amerikane. Kur Amerika ftohet e gjithë bota teshtin, dhe kur Amerika lulëzon e gjitha bota përfiton nga begatia e saj. Zgjedhjet në Amerikë kanë një domethënie tejet të rëndësishme në mbarë botën. Populli amerikan është një popull i zgjuar pasi ka ngritur një komb të madh dhe një shtet të pashoqë, i cili duhet të kujdeset për politikat e brendshme dhe të jashtme të mbarë botës, ndaj katër vitet e ardhshme Presidentit të ri të SHBA, i duhet të mbajë mbi supet e tij të gjithë globin.
Një automjet ka shpërthyer para pak minutash në qytetin e Du...
“M’fal për shprehjen” është emisioni më i ri humoristik i dr...
Pak më shumë se një vit më parë, skandali i CEZ, ishte aksio...
Dy nga të dyshuarit, nga 11 personat e arrestuar ditën e dje...
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka është shpehur kundër vendo...
Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Deputeti Eduard Ndocaj pas shumë lëvizjeve të tij dhe qëndri...
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Fi...
Policia greke ka arrestaur dy shofere te ministrise së Jasht...
Zhurma e saj nuk ndalet. Fotot provokuese trondisin gjithe k...
Një banesën e një shqiptari në Itali është gjetur dhe sekues...
Situata politike në Shqipëri po i kthehet lëvizjeve të muaji...
Këngëtarja Elvana Gjata ka qenë figura kryesore e mbrëmjes s...
Sot deputeti Eduart Ndocaj ka patur debate të nxehta me Mini...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, komentoi ditën ...
Në një libër të sapobotuar me titull “Albatrans, Top Secret”...
Një ambient për fëmijët e të gjitha grupmoshave, i konceptua...
George Soros dhe miliarderë të tjerë liberalë, që dhanë dhje...
Sot ka zhvilluar punimet Komisioni Hetimor Parlamentar për ç...
Vijojnë problemet me akset rrugore, kryesisht në veri të ven...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...