“Albatrans”/ Si zhvillohej kontrabanda e cigareve në Shqipërinë komuniste
Në një libër të sapobotuar me titull “Albatrans, Top Secret”...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, komentoi ditën e djeshme projekt-buxhetin e vitit 2017, të propozuar nga qeveria.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha thekson se Rama ka ndarë 25 milionë dollarë për zyra dhe mobilim zyrash. Sipas tij, kjo shumë i shtohet qindra milionave të tjera, të shpenzuara për fasada.
?Edi Rama ka ndarë 25 milionë dollarë për zyra dhe mobilim zyrash në buxhetin e vitit 2017. Kjo shumë marramendëse për një vend si Shqipëria i shtohet qindra milionë dollarëve të tjerë të harxhuar këto tre vjet për fasada, zyra dhe kolltuqe nga Edi Rama?, shkruante dje Basha.
Ndërsa sot ka ardhur edhe kundërpërgjigja e ministrit të Financave Arben Ahmetaj.
Sipas tij, ?Shqipëria e ka lënë pas gropën e thellë ekonomike ku e la Sali Berisha. Buxheti 2017 shpërblen sakrificën e qytetarëve dhe mbështetjen e tyre për reformat e vështira?.
Reagimi i plotë i ministrit Arben Ahmetaj:
Administratori i SHQUP-it doli dje para shqiptarëve për të ?denoncuar? sipas tij ?abuzimin 25 milionë dollarësh për zyra, fasada dhe kolltuqe në Buxhetin 2017?.
Për qytetarët, shpenzimet për rikonstruksione dhe pajisje në vitin 2017, janë 697 milione lekë, ose 100 milionë më pak se në vitin 2012, kur qeveriste SHQUP-i.
Shqipëria e ka lënë pas gropën e thellë ekonomike ku e la Sali Berisha. Buxheti 2017 shpërblen sakrificën e qytetarëve dhe mbështetjen e tyre për reformat e vështira.
Buxheti 2017 është buxheti që mbështet rritjen ekonomike ? nga 1% që e la qeveria e vjetër në 2013, në 3.8% në 2016, ose katër herë më shumë. E ftoj të lexojë me vëmendje raportin e fundit të FMN që thekson se Shqipëria vitin e ardhshëm do të rithehet të jetë ekonomia e parë, me rritjen më të shpejtë në rajon.
Buxheti që ul borxhin publik, e gjetën 58% në 2005 dhe e lanë, përfshirë risqet e fshehura, në rreth 83%. Në 2016, për herë të parë në 6 vitet e fundit, borxhi publik ka filluar uljen dhe në 2017, do ta ulim atë me rreth 3%, nga 71.8% në 69.1%.
Buxheti që mbështet reformat ? Buxheti 2017 parashikon rreth 20 miliardë lekë për financimin e reformave thebësore në ekonomi, reforma në drejtësi, reforma e administratës publike, reforma në shëndetësi, reforma e pronës, reforma e ujit, vazhdimi i reformës administrative-territoriale.
Buxheti i rritjes së pagave dhe pensioneve ? për herë të parë në 25 vite, brenda një buxheti të vetëm parashikohen plot 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve, në arsim, në shëndetësi, në policinë e shtetit, për ushtarakët, për punonjësit e administratës publike, për pensionistët.
Administratorit të SHQUP që ia mirëkuptoj dobësitë për projektet në transport dhe infrastrukturë, do t?i sqaroj cfarë ndodh me projektet në Buxhetin 2017 dhe cfarë ndodhte në 2013, kur ai dhe qeveria e tij ndërtonin rrugën e Kombit me faturë 1.4 miliardë euro dhe nuk e mbyllën, 1.4 miliardë euro nga xhepat e qytetarëve ashtu si shumë miliarda të tjera të cuara dëm, si asfalti i tij elektoral.
Buxheti 2017, si rrallëherë në një vit elektoral, parashikon 74.4 miliardë lekë per investime ku rreth 90.2% shkon për financimin e projekteve në vazhdim.
Nuk ka më rrugë të lëna rrugëve, projekte me vlera financimi prej miliona euro që hapen me shuma minimale dhe konsiderohen të mbaruara. Buxheti 2017 fokusohet në përfundimin e projekteve ekzistuese.
Në buxhetin e vitit 2013, vetëm me çeljen e projekteve të reja në shumën 1.6 milion lekë, u krijuan detyrime prej 24 miliard lekë, pa llogaritur këtu faturën e shpronësimeve, duke e cuar detyrimin e kontratave të lidhura për projektet me financim të brendshëm në zërat ndërtim rrugësh dhe sistemim-asfaltime, rreth 40 miliard lekë.
Është një listë e gjatë me të paktën 12 projekte me vlerë nga 25 milionë deri në 10 miliardë lekë, të cilat janë financuar në shuma minimale qesharake prej 100 mijë lekësh.
Projekti: Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore(segmenti Kthesa Saukut-Bregu i lumit) loti 1,2 dhe 3. Vlera totale e projektit 10.2 miliardë lekë. Vlera e financuar në 2013, vetëm 300 mijë lekë.
Projekti: Ndërtim Rruga Banjë-Gramsh. Vlera totale e projektit 6.5 miliardë lekë. Vlera e financuar në 2013, vetëm 100 mijë lekë.
Këto janë vetëm dy shembuj të listës së gjatë të papërgjegjshmërisë së qeverisë së vjetër. Fatmirësisht për vendin dhe qytetarët shqiptarë, koha e qeverisë së vjetër ka mbaruar! /Citynews
Në një libër të sapobotuar me titull “Albatrans, Top Secret”...
Një ambient për fëmijët e të gjitha grupmoshave, i konceptua...
George Soros dhe miliarderë të tjerë liberalë, që dhanë dhje...
Sot ka zhvilluar punimet Komisioni Hetimor Parlamentar për ç...
Vijojnë problemet me akset rrugore, kryesisht në veri të ven...
Guardia di Finanza dhe Policia Kufitare e Vlorës janë vënë n...
Tre sekretariatet kryesore të Partisë Demokratike tashmë jan...
Komente, kritika, ankesa e replika nga komentuesit pas posti...
Në një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Mirditë,...
Policia italiane ka ngushtuar pistat e hetimit për gjetjen e...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte sot në Fushë-Krujë ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdon të tregojë s...
Rikthehen protestat kundër Importit të plehrave. Organizator...
Zoti Trump, e kam ndjekur me vite Zërin e Amerikës. Me frikë...
Kandidati i Partisë Agrare dhe koalicionit opozitar për Kolo...
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 2 vjet burg për ish-gjy...
Policia e Durrësit, pas një pune hetimore intensive dhe të s...
Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inic...
Fshatrat Zhejë dhe Gjormë në Kurbin rrezikojnë përmbytjen pë...
Policia Rrugore e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë shtet...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...