Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Me kryetarët e Bashkive dhe prefektët e qarqeve të jugut, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, mbajti tryezën rajonale të skemës së re të ndihmës ekonomike.
Klosi iu shpjegoi drejtesve lokalë, ndryshimet e skemës së dixhitalizuar të ndihmës ekonomike. Formula e pikëzuar, me 52 indikatorë, do të jetë ajo që do të përcaktojë këtej e tutje se kujt i takon marrja e ndihmës ekonomike. Ministri Klosi kërkoi nga administratorët shoqërorë të jenë shpjegues, këshillues dhe ndihmues të qytetarëve në procesin e aplikimit. Cdo kush që keq këshillon dhe keq asiston qytetarët në procesin e aplikimit, apo nëse një familje humbet ndihmën për shkak të keq këshillimit nga administratorët, do të jenë këta të fundit që do të mbajnë përgjegjësi.
Ministri Klosi vuri theksin tek targetimi më i mirë i varfërësë që bën skema e re e ndihmës ekonomike. Vetëm në tre qarqet pilot, janë zbuluar nga formula e pikëzuar 15 mijë familje që merrnin ndihmë në mënyrë abuzive.
Për qarqët e jugut, gjysma e përfituesve marrin vetëm 8-10 mijë lekë të vjetra në muaj.
?Me skemën e re? – tha ministri Klosi? – nuk do të ketë më ndihmë të pjesshme ekonomike. Skema e re e ndihmës ekonomike, heq kriteret përjashtuese të deritanishme, sicc ka qenë pronësia mbi tokën, punësimi apo të ardhurat.
?Në rast se formula vlerëson se këto të ardhura janë të pamjaftueshme në raport me strukturën e familjes, kjo familje do ta përfitojë ndihmën ekonomike?, tha ministri Klosi.
Skema e re e ndihmës ekonomike, do të shndërrohet nga pasive në aktive. Qytetarëve nën skemë, do tju ofrohen 2-3 pozicione punësimi.
Më poshtë gjeni fjalimin e plotë të Ministrit Klosi.
Po e bëjmë këtë bisedë në katër qarqet e jugut Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër të cilët kanë një numër të caktuar familjesh që marrin ndihmë ekonomike. Janë 7 447 familje që marrin ndihmë ekonomike në këto katër qarqe. Plot 3 000 familje marrin ndihmë të pjesshme e cila shkon në shifrat e 8 000 – 10 000 lekë të vjetra që është një gënjeshtër e madhe që të themi se me këtë paketë i nxjerrim njerëzit nga varfëria. Ajo që ne synojmë është të zgjedhim më të varfërit e më të varfërve.
Skema e re heq të gjithë kriteret përjashtues. Pa dyshim që ne e pranojmë që indikatorët kanë efektet e tyre pra një familje që ka të ardhura nuk mund të jetë pjesë e më të varfërve, një familje që ka prona nuk mund të jetë pjesë e më të varfërve. Ne na duhet që të krijojmë një sistem në të gjithë Shqipërinë që në fund të fundit të ketë një gjë kryesore të jetë transparente. Ata që përfitojnë ta përfitojnë të plotë dhe të mos kemi abuzime në skemën e ndihmës ekonomike.
Cfarë është e re tjetër e kësaj ndihme ekonomike. Përdoret një formule e pikëzuar ku janë 52 indikatorë të cilët ju do të ndihmoni që të jemi në kontakt me ta. Ajo që është shumë e rëndësishme është që ne nuk mund ti themi atyre që aplikojnë që nuk jeni të varfër por nuk jeni më të varfër sesa disa te tjerë që do e përfitojnë ndihmën ekonomike. Ne nuk mund të themi që e zhdukim dhe e luftojmë varfërine por e targetojmë shumë herë më mirë varfërinë dhe kjo është historia e punës tonë. Ne të gjithë duhet të jemi në një aleancë të madhe që këtë proces ta bëjmë me shumë transparencë dhe me shume ndershmëri.
Në këtë tavolinë ka kryetar bashkie me shumë eksperiencë që e dinë fare mirë të ndash se kush është më i varfëri. Prandaj sistemi i pikëzuar do e bëj këtë targetim të varfërisë. Ajo që bëhet qartazi në sistemin e ri është që mundësia e këshillit bashkiak, kryetarit të bashkisë dhe drejtuesit lokal është që të korrektoj sistemin nëse sistemi ka gabuar në një numër të konsiderueshëm familjesh që e përfitojnë ndihmën ekonomike.
Në ndryshim nga projekti pilot kemi rritur numrin e korrektimit të kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiak nga 3% në 6%. Detyra jonë kryesorë është rritja e shërbimeve karshi qytetarëve dhe rritja e këtyre shërbimeve me sistemin e ri është që eleminojmë dokumentat e tepërta, edhe vonesat, shkuarjet disa herë në zyrat e shtetit për të marrë dokumentat.
Detyrë shumë e rëndësishme e zyrave të punës dhe gjithë raporti ndërmjet shërbimit social shtetëror dhe shërbimit kombëtar të punësimit është që në këtë skemë qartazi mund ta kuptojmë që se kemi vetëm për shpërndarjen e ndihmës ekonomike. Ndihma ekonomike është një ndihmesë që shteti i jep në moment të vështirë një familje për tu riintegruar.
Detyra jonë kryesore është që të orientojmë familjet me probleme ekonomike që e kanë të vështirë të orientohen drejt tregut te punës ti orientojmë. Detyrë e Shërbimit Kombëtar të Punësimit është që për të gjithë që nuk e përfitojnë ndihmën ekonomike por edhe ato që janë me ndihmë ekonomike të ofrojnë dy ose tre mundesi për të hyrë në tregun e punës nëpërmjët kurseve profesionale të ofruara falas nga nga sistemi jonë i arsimit dhe formimit profesional edhe mundësive që ka biznesi lokal për punësim. Në kuadër të mënyrës së re të funksionimit të ndihmës ekonomike detyra jonë është që ti ofrojmë punë dhe kjo kemi mbasi kemi një shërbim më të mirë ndërmjet ju administratorëve që thoni drejtpërsëdrejti problematikat e familjeve në nevoj, arsyen që janë në këtë gjëndje.
Shumë e rëndësishme është që ne të luftojmë varfërine jo si një sëmundje por si një fenomen që i ka kapur këto familje që kërkojnëë ndihmën ekonomike. Ne të gjitha këto politika i bëjmë me paratë që kemi në dispozicion nga buxheti i shtetit. Kemi mundesi që me këtë ndihmë ekonomike ta bëjmë një familje që të ketë një jetë të denjë. E rëndësishme është që skema të pastrohet nga abuzimet, reforma të ketë ne piksynimin e saj final transparencën dhe barazinë ndërmjet atyre që përfitojnë dhe atyre që nuk e përfitojnë ndihmën ekonomike në mënyrë abuzive.
Për ti bërë të gjitha këto duhet të kemi një kontakt derë më derë me një fushatë shumë mirë të sqaruar për të gjithë përfituesit e ndihmës ekonomike. Unë kam shumë bindjen që të katërta qarqet të jenë simbol i aplikimit rigoraz të kësaj skeme. Po të shohim statistikat kuptojmë që kjo punë është bërë realisht nga bashkitë. Ajo që ne si ministri, si institucione varësie nga ministria, si pushtet lokal shumë shpejt do duhet të ndertojmë së bashku një pakt për mirëqenie sociale. Ne do duhet të kuptojmë se cfarë shërbimesh ofrojmë në komunitet . Do kalojmë në parlament ligjin për shërbimet shoqërorë pra një kompetencë e rë me pushtetin vendor që të marri një trajtim më të plotë të shërbimeve shoqërore.
Sa jemi në të ndërgjegjshëm që bashkitë e bëjnë këtë me buxhetet aktualë. Kjo është e pamundur prandaj ne do duhet të bëjmë këtë pakt të mirëqenies sociale . Të kemi mundësi që të listojmë shërbimet, se cfarë mundësish kka pushteti lokal, cfarë mundësish kanë partnerët tanë në ndërtimin e një skeme funksionale shërbimesh . Ndihma ekonomike shumë shpejt do të jetë 100% kompetencë e bashkive mbasi kjo skemë ttë jetë e plotë, mbaasi të jetë një skemë e mirëmenaxhuar, të jetë një skemë që nuke lejon abuzimin në mos në një mënyrë në tjëtër. Në momentin që bashkitë me ligjin e ri krijojnë fondin sociale që do jetë fond i mbështetur në disa burime. Është një filozofi e tërë se kush janë shërbimet që ofron një bashki.
Ne na duhet të bëjmë një hartë shërbimesh ku duhet të përcaktojmë 5-6 shërbime kryesore dhe me këto shërbime të shikojmë se cfarë ofron secila bashki. Eshtë momenti që ne do duhet të kemi një pakt mirëqenie sociale me të gjithë përfaqësuesit duke futur dhe partnerët, donatorët. Këtë shërbim ta bëjmë jetik për qytetet tona. Eshte një kompetencë e e cila bëhet më mirë nga pushteti vendor duke ditur me mirë hallet e qytetit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi gjendjen...
Një vajzë 22-vjeçare rezulton e humbur. Burime nga policia ...
Foto e mëposhtme daton në mars të vitit 2007, kur grupi i nj...
Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë një person, p...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po ndjek me ...
Kanë ngelur vetëm 6 muaj nga fillimi zyrtar i fushatës për z...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme, ka pezulluar nga detyra s...
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në ...
Të paktën 50 të moshuar italianë kanë transferuar pensionin ...
Një shtetas i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga po...
Mbrëmjen e djeshme, Policia arrestoi në flagrancë autorin e ...
Katër tregtarë kanë rënë në pranga, pasi kanë kundërshtuar m...
Prej disa kohësh në qarqet politike problemi dhe diskutimi m...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka postuar në rrjete...
Ditën e djeshme në Komisionin e Ekonomisë, Ministri i Financ...
Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit ...
Kini kujdes nga huadhënësit problematikë, bankat e dyshimta ...
Kryemnistri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, janë ...
Partia Demokratike është e hapur për një bashkëpunim të mund...
Avokati dhe aktivisti i shoqërisë civile, Altin Goxhaj, shpr...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...