web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Edi Rama, Donald Trump dhe SOROS

10 Nëntor 2016, 18:18, Aktualitet CNA

Paska qenë më e thellë se sa dukej kjo çështje! Paska një plan sorosian për izolimin ndërkombëtar të Trump ku Edi Rama ka rolin e protagonistit. Edi Ramën jo vetëm e nxorri Sorosi në CNN, si të vetmin kryeministër të një vendi të NATO-s që mund të gjente, për ta quajtur publikisht Trumpin rrezik për vendin e tij dhe për botën, por tani e vuri në rolin e atij i cili bën një gjest me domethënie të izolimit ndërkombëtar të SHBA pas fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama anuloi një ekspozitë me pikturat e tij, ose më saktë ato që ai i quan të tilla, në New York, ku do të ishte i pranishëm. Gjesti është kuptimplotë.

Nuk është koha për art por për luftë për të rrëzuar Trump.
Anulimi nga Edi Rama i ekspozitës së tij të pikturave në New York, pas fitores së Trump është gjesti më konsistent politik që ka bërë një shtetar shqiptar, jo vetëm në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, por edhe me rëndësi globale, pasi Enver Hoxha në 1960 refuzoi të merrte pjesë në drekën përmbyllëse të Konferencës së Lëvizjes Komuniste Botërore dhe u largua nga Moska në shenjë proteste për dënimin e Stalinit pas vdekjes. Enver Hoxha vepronte si kukull e komanduar me fije nga dora e Mao Ce Dunit (Mao Zedong) liderit kinez. Edi Rama si kukull e e komanduar me fije nga dora e Sorosit.
Edhe protestat në rrugët dhe sheshet e SHBA kundër Trump pas fitores së tij në zgjedhje janë një skenar sorosian, i nxitur prej organizatave të së ashtuquajturës shoqëri civile të paguar prej tij, dhe i janë sugjeruar Sorosit nga Edi Rama sipas logjikës së 21 janarit në Shqipëri. Duhet të përgjaket fitorja e Trump, të nxirren disa kufoma nga këto protesta, se turmat me arkivole janë një performancë mbresëlënëse në CNN.

Nëse Saliu shkeli mbi kufoma në 21 janar, megjithë paralajmërimin që i bëri Rama një ditë para në Top Story të Sokol Ballës, se Saliut nuk i mbetej vecse të shkelte mbi kufoma për t? u larguar nga Kryeministria të nesërmen (domethënë do të mbahej në rrethim), a do të guxojë Trump të bëjë të njëjtën gjë, i vendosur në të njëjtën situatë si Saliu? Një provë u bë me protestat e këtyre ditëve. Policia amerikane po ekzagjeron kur kinse për mbrojtje është duke i rrethuar ndërtesat e Trump me policë të armatosur si ushtarë që mbrojnë zonën e gjelbër amerikane në Bagdad dhe me blloqe betoni. Qëllimi është që të krijohet përshtypja se vërtet fitorja e Trump është perceptuar si rrezik në Amerikë. Në këtë skenar është bërë aktor kryeministri i Shqipërisë./Kastriot Myftaraj





Lajmet e fundit nga