web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja kush është aeroporti më i madh në Evropë

7 Nëntor 2016, 15:45, Kuriozitete CNA

Udhëtimet janë një gjë shumë e zakonshme në jetën tonë dhe me zhvillimin e teknologjisë distancat janë bërë shumë më të shkurtra sesa kanë qenë më parë. Tashmë mjeti me i shpejt dhe më i sigurt i udhëtimit është avioni, ndonëse 100 vite më parë ishte një sfidë më vete të qëndroje disa minuta në ajër tashmë mund të kryhen udhëtime të cilat zgjasin me orë të tëra. Aeroportet në botë janë të shumtë por, disa prej tyre janë shumë më të mëdhenj se sa një aeroport normal dhe më i madhi në Evropë ndodhet në Angli.

?London Heathrow?, është aeroporti më i madh në Evropë si nga numri i pasagjerëve edhe nga sipërfaqja që ai ka. Në këtë aeroport ka më shumë se 72 milion udhëtar në cit dhe më shumë se 200 mijë valixhe kalojnë përditë në skanerat e sigurisë. Aeroporti është i ndërtuar në një sipërfaqe prej 4.6 milje katrorë dhe ka 5 terminale civil. Në këtë aeroport ndodhet edhe një terminal më i vogël i cili përdoret nga kokat e shteteve dhe personat e një rëndësie të veçantë./Citynews.al





Lajmet e fundit nga