web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

9 milion dollarë për një targë të personalizuar

3 Nëntor 2016, 15:45, Kuriozitete CNA

Kushdo që do ta mendonte diçka të tillë do të quhej një i çmendur padyshim por, ekziston dikush i cili ka paguar plot 9 milion dollarë për të marrë një tarë të personalizuar për makinën e tij Rolls Royce e cila ka një vlerë në treg prej disa qindra mijëra dollarë. Edhe pse shifra që duhet të paguash për makinën është e lartë, targa e saj tashmë vlen disa herë më shumë se ajo vetë.

Për biznesmenin që pagoi plot 9 milion dollarë për të zotëruar një targë me numrin 5 nuk ishte hera e parë që ishte pjesë e këtyre ankandeve pasi vetëm një vit më parë kishte blerë për një shifër prej 6.8 milion dollarësh një targë të personalizuar ?O9?. Edhe pse bëhet fjalë për shifra marramendëse, shifra më e madhe e paguar ndonjëherë për një targë në Dubai është 14 milion dollarë dhe ka qenë targa e vetme e personalizuar që mbante numrin 1. Ky rekord vazhdon edhe sot të jetë i  pa thyer./Citynews.al





Lajmet e fundit nga