web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Përse i duhet tani mafies Federata Shqiptare e Notit dhe me anë të kujt kërkon ta marrë

3 Nëntor 2016, 17:38, Aktualitet CNA

Se përse i duhet mafies kjo federatë sportive është e qartë. Kjo federatë sportive ka veçanësinë që ka të bëjë me detin dhe deti është një rrugëkalim i bimëve narkotike. Logjistika e e kësaj federate mund të ishte një kamuflim i mirë për këtë veprimtari kriminale. Është e qartë se mafies i duhet shumë kjo federatë sportive në këtë kohë, kur mafia po transporton nga toka, ajri dhe deti, mijëra tonë kanabis sativa. Pyetja është se cilin do të përdorë mafia për këtë qëllim. Dhe kur shikon kandidaturën e Sadrit Danajt për president të Federatës Shqiptare të Notit, nuk mund të mos të të lindë dyshimi i arsyeshëm se i përzgjedhuri për këtë mision është ai.

Kur Sadrit Danaj u zgjodh në 2014 kryetar i Këshillit të Qarkut të Vlorës, me votat e këshilltarëve të majtë, ambasadat e SHBA dhe të Bashkimit Europian në Tiranë, i kërkuan shpjegime Kryeministrit Rama dhe i shprehën pakënaqësinë e tyre, për këtë hap pas në procesin e dekriminalizimit të politikës. Arsyet kishin të bënin me rekordet kriminale, madje mafioze të Sadrit Danajt, të pasqyruara edhe në shtypin e huaj, me burim zyrat policore dhe hetimore të vendit fqinj, Italisë. Rama iu përgjigj ambasadorëve se posti i kryetarit të Këshillit të Qarkut ishte më tepër ceremonial, se ndaj tij kishte pasur një ?rebelim? lokal nga këshilltarët ekstremistë. Nga ana tjetër, Rama i tha Sadritit që të strukej e të mos binte në sy.
Por në kulmin e luftës së deklaruar të Qeverisë ?Rama? kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, në kohën kur për shkak të ligjit të dekriminalizimit, të gjithë njerëzit e politikës, të cilët kanë rekorde kriminale brenda dhe jashtë vendit, janë strukur, kërkojnë të bien sa më pak në sy, del njëri dhe bën të kundërtën në mënyrë spektakolare. Sadrit Danaj ka shpallur kandidaturën e tij për t? u bërë president i Federatës Shqiptare të Notit.

Kur shikon rekordet e Sadrit Danajt, të publikuara në shtypin e huaj, me burim zyrat policore dhe hetimore, nuk mund të mos pyesësh se përse i duhet Federata Shqiptare e Notit një njeriu si Sadrit Danaj. Dhe kur një njeri si ai po përpiqet fort që të bëhet President i Federatës Shqiptare të Notit, dhe këtë po e bën me metoda që nuk kanë të bëjnë aspak me etikën sportive, lind dyshimi i arsyeshëm se qëllimet e tij nuk janë aspak sportive.
Sadrit Danaj në krye të Federatës Shqiptare të Notit do të jetë njëlloj si Sadrit Danaj në krye të Këshillit të Qarkut të Vlorës. Në logjikën e mafies një post zyrtar çfarëdolloji ka rëndësi dhe kompetenca faktike varësisht personit që e mban atë.
Është koha që agjencitë ligjzbatuese, që nga Prokuroria, SHISH të ndërhynë për të ndaluar që mafia të shtjerë në dorë federatat sportive./Kastriot Myftaraj





Lajmet e fundit nga