web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Flamur Noka ngatërron shifrat e drogës

3 Nëntor 2016, 17:21, Aktualitet CNA

Duke folur për situatën e drogës në vend, deputeti i Partisë Demorkatike Flamur Noka është ngatërruar në shifrat që ka dhënë për kanabisin. Gjatë fjalës së tij, Noka tha se si ka mundësi që policia ka arritur të shkatërrojë 240 mijë rrënjë kanabis në të gjithë vendin, pasi vetëm me lopata nuk munden të shkatërrohen?

Në fakt, deputeti Noka është ngatërruar, pasi 240 mijë rrënjë janë sasitë e fundit të kapura dhe raportuara nga policia. Pra, 240 mijë rrënjë bëjnë rreth 240 mijë kg. Ndërkohë, droga e kapur së fundmi, e cila është raportuar nga mediat e huaja, por edhe nga policia shqiptare, rezulton të jetë me tonelata.

Nuk dihet pse deputeti Flamur Noka e ka ngatërruar shifrën e rrënjëve. Me siguri, aq shumë kanabis sa po mbillet dhe qarkullon në vend do kenë ndikuar në kujtesën së deputetit.

Deputeti Noka dhe Partia Demokratike do të ishte mirë që të raportonin shifrat e sakta dhe përtej të dhënave që jep policia, për të qenë të besueshëm dhe të vërtetë duhet të kishin informacione të plota mbi çdo cm2 të vendit. Kjo për një fakt dhe arsye të vetme, që opozita të tregojë se e njeh realitetin dhe gjendjen në vend.

Flamur Noka ngatërron rreth 3 milionë rrënjë me 240 mijë rrënjë. Do të ishte mirë që Flamuri ti kërkonte të dhënat e sakta tek Enkelejd Alibeaj apo tek ndonjë drejtues tjetër i opozitës, në rast se këta i kanë hedhur këto të dhëna në një dokument të thjeshtë exel, sipas raporteve të policisë, për të mos folur më tej për shifrat që ata duhet të siguronin nga baza e PD në çdo cep të Shqipërisë./citynews





Lajmet e fundit nga