web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komisioni hetimor për CEZ/ Balla kërcënon Berishën: Do të të marr me polici

3 Nëntor 2016, 14:46, Aktualitet CNA

Nënkryetari i Grupit Parlamentar sociliast Taulant Balla ka kërcënuar ish kryeministrin Sali Berisha që ky i fundit të shkojë në komisionin hetimor për CEZ.

“Nëse nuk vjen më 14 nëntor do të njoftoj policinë”, tha Balla.

“Zoti Sali Berisha, je thirrur dëshmitar në këtë komision për të dëshmuar. Kemi marrë një përgjigje nga kreu i PD se në seancën e parashikuar para pak kohësh s?kishe mundësi të vije, se vetë nuk përgjigjesh ti. Tani po ta them këtu në sallën e Kuvendit të Shqipërisë sipas ligjit për komisionet hetimore, je i detyruar të vish me vullnet të lirë, në të kundërt do ti kërkojmë Policisë së Shtetit të të sjellë me zor në komision hetimore, ta dish. Mirë bën që në datë 14 nëntor ora 10:00, je i pari aty për të dëshmuar. Unë e di që ti i ke frikë këto prokuroritë e komisionet hetimore e tjera me radhë. Bën mirë të vish, të fillosh një proces shpëlarje pas gjithë këtyre ngarkesave që ke këto vite?, tha Taulant Balla. /Citynews





Lajmet e fundit nga