web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të shtunën mesha e Lumturimit të Martirëve/ Ja masat e marra nga Policia e Shkodrës

3 Nëntor 2016, 14:21, Aktualitet CNA

Ditën e shtunë, ora 10.00, në Katedralen e Kishës Katolike në qytetin e Shkodrës do të zhvillohet ceremonia e Meshës së Lumturimit të ?Martirëve?. Kjo Meshë do të kremtohet nga Eminenca e Tij, Kardinal Angelo Amato, ku janë të ftuar Autoritete të Larta të Vatikanit dhe në përbërje të delegacionit do të marrin pjesë dhe 5 Kardinalë.

Në këtë aktivitet janë pjesëmarrës edhe Personalitetet e Larta të Kishës Katolike në Shqipëri, Kosovë dhe vënde të tjera të Europës. Pritshmëria për të qënë prezent në këtë aktivitet është parashikuar deri në 10.000 persona.

Për këtë arsye Drejtoria e Policisë Shkodër, në kuadër të mbarëvajtjes dhe sigurisë së zhvillimit të këtij aktiviteti, do të marrë një sërë masash për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktivitetit.

Sipas njoftimit të Policisë, janë parashikuar disa masa kufizuese mbi lëvizjen dhe parkimin e automjeteve në afërsi të Kishës Katolike dhe në aksin rrugor, si më poshtë vijon :

 

 

 

 

 

“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave”, mbyllet njoftimi i Policisë Shkodër. /Citynews

 

 





Lajmet e fundit nga