Intervista/ Babai i Stresit: Jemi të PD-së, më arrestojnë djalin se mua...
Duket se problemet e reperit me drejtësinë këtë herë kanë sh...
Sa herë në këtë vend ka ndonjë përpjekje për të nderuar viktimat e terrorit komunist, menjëherë shpërthejnë nostalgjikët e ish-diktaturës duke spërkatur hapësirën e mendimit publik me vrerin e urrejtjes klasore e krahinore. Të paskuqur kurrë nga turpi, ithtarë të krimit ?të dobishëm?, këta provokatorë të paqes sociale, prej 26 vitesh përpiqen të lajnë duart e gjakosura të etërve të tyre politikë e biologjikë me pështymen që hedhin mbi të vërtetat historike.
Të pakonkurrueshëm në zell, të pakrahasueshëm në tërbim, të palodhur në urrejtje, megjithëse qesharakë në argumente, ata i kundërvihen çdo nisme simbolike që tenton t?i kthejë humanizmin e munguar historisë sonë moderne. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, pak ditë më parë, duke dekoruar në rrethin e Lushnjës 67 viktima të Mehmet Shehut, të luftës civile të vitit 1943 me urdhrin ?Martirë të Demokracisë?, kreu një detyrim moral të këtij shteti dhe të kësaj shoqërie, e cila nuk ka bërë kurrë katarsis mbi këtë të kaluar kaq trazuese për ndërgjegjen tonë kolektive.
Një gjest që duhej përshëndetur ishte ky i kreut të shtetit, teksa në fakt u përshëndet me një batare sulmesh të paprecedenta dhe anti-historike. Kryeministri i vendit, dikur një tallës ekstremist i vetë Luftës Antifashiste, tanimë i shfaqur në Parlamentin shqiptar si ithtar i realizmit socialit dhe epopesë së Shefqetit, sulmoi ashpër këtë vendim për llogari elektorale me termat e Kinostudios ?Shqipëria e Re?, ku pula i fluturonte në fantazi si lokomotivë mendimi.
Para tij, por edhe më pas, sigurisht do të vazhdojë ?grupi i gatshëm? ose skuadra e historianëve ?pushkatarë?, e cila gjuajti mbi kujtimin e viktimave me shpresën se modifikojnë kujtimin e terroristëve që themeluan një tirani sa orientale, aq ideologjike mbi këtë tokë. Nishani ka bërë gjënë e duhur, e madje duhet inkurajuar të shkojë më tej në këtë politike mirënjohjeje, më e pakta gjë që u ofrohet. Nuk duhet të ngurrojë të shqiptojë me kumbim emrin e të gjithë atyre burrave e grave që i rezistuan me të gjitha format diktaturës së Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut dhe të tillë ka shumë.
Presidenti nuk duhet të kompleksohet nga propaganda enveriste dhe nga pseudoargumentet e historianëve të indoktrinuar mbi faktet, ngjarjet dhe personazhet. Prek Cali e Llesh Marashi të Malësisë së Madhe, Llesh e Mark Gjomarkaj, prijësit e Mirditës, të cilët udhëhoqën njërën prej kryengritjeve më të përgjakshme kundër totalitarizmit, nuk kanë nevojë për asgjë, por nëse ne i nderojmë, thjesht promovojmë më të virtytshmen pjesë të historisë sonë kombëtare.
Vlen i njëjti arsyetim për Hamit Matjanin, Alush Lleshanakun e shumë të tjerë që dhanë jetën për një Shqipëri demokratike e europiane. Rasti i Lushnjës shfaqet si një ngjarje flagrante e luftës civile, ku brigadat partizane luftuan për të asgjësuar formacionet e Ballit Kombëtar të udhëhequra nga Kadri Cakrani e Isa Manastirliu në zonën e Fierit dhe Lushnjës! Italia kishte kapitulluar dhe gjermanët nuk kishin hyrë ende.
Marrëveshja e Mukjes sapo ishte shkelur njëanshëm nga komunistët. Deri në atë moment, ballistet nuk kishin ndonjë bashkëpunim me pushtuesin, ndonëse është folur shumë për një dokument Dalmazio-Këlcyra të pavërtetuar kurrë, thjesht të shpikur si dokumenti Zogu-Pashiq, fryt i trillimit dhe propagandës totalitare.
Askush, asnjëherë, nuk na e nxori para syve një kopje. Të gjashtëdhjetë e shtatët u zunë robër pas kësaj ndeshjeje të datës 21 tetor 1943 mes shqiptarësh, shumë prej tyre njerëz në punë të vet e në tokë të vet, bujq e blegtorë, u ekzekutuan nga Mehmet Shehu pa gjyq, ose me gjyq partizan nën urdhrat e tij. Sejfulla Malëshova do ta quante një akt terrorist! Mehmet Shehu do të kritikohej nga Enver Hoxha që i druhej klimës së rezistencës që kjo ndodhi provokonte, e pastaj vetë Shehu do të bënte autokritike. Më vonë, kur e shpallen armik, ia kujtuan si akt terrorist.
Duhen precizuar disa çështje. E para ata ishin të gjithë të pafajshëm e të papërzier në asnjë lloj bashkëpunimi me fashizmin dhe pafajësia u duhet njohur juridikisht e moralisht. Ata ishin viktima të terrorit që po instalohej. Jeta e tyre ishte çmimi që i paguhej etjes drakuliane për gjak të Mehmet Shehut. Një grup kaq i madh qytetarësh të ekzekutuar pa gjyq, pa asnjë faj, pa asnjë akt të dënueshëm, thjesht se ishin të një krahu tjetër politik, ose thjesht njerëz të zakonshëm pa vokacion politik, meritojnë të quhen martirë.
Ata i vrau diktatura që sapo plazmohej. Shqipëria ua kishte borxh atyre një akt simbolik. Demokracia e ka detyrim t?i njohë për të vetët si martirë të saj. Siç ka detyrimin që të bëjë drejtësi për të gjitha viktimat, ekzekutimet, vrasjet, burgimet, shpronësimet, mohimin e të drejtave për mijëra qytetarë të këtij vendi.
Kërkesa e fundit është retorike, se nuk ka për të ndodhur më asgjë, por së paku të dëshmojmë se jemi njerëz dhe jo bisha, kur bëhet fjalë për krime dhe viktima në kushte lirie, të mbajmë së paku anën e viktimave. Presidenti ka marrë këtë anë. Faleminderit atij dhe të preokupohemi për të gjithë ata që justifikojnë terroristët. Ata na kujtojnë çdo ditë se diktatura nuk ishte rastësi./Panorama
Duket se problemet e reperit me drejtësinë këtë herë kanë sh...
Që nga miratimi i Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës, ...
Ish deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi vijon takimet m...
Partia Agrare Ambientaliste vijon punën për zgjedhjet e para...
Prokurorët kanë marrë në pyetje Andi Mustafarajn, I riu që u...
Bamirësi dhe patrioti tropojan Rexhep Tarcuk ose siç njihet ...
Edhe pse PDIU kundërshtoi dhe nuk votoi ligjin për menaxhimi...
Deputeti Ben Blushi ndodhet në Valbonë, at ku po zhvillohet ...
Pesë parcela me 3.223 rrënjë kanabis janë gjetur nga policia...
Aksident pa pasoja në njerëz ka ndodhur pak minuta më parë n...
Mbetem gjithmone i idese se institucioni i Presidentit, per ...
Në Portin e Vlorës, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e ...
Zyrtarë të Qeverisë kanë deklaruar se në nëntor pritet që të...
Tre janë shtyllat kurrizore të një Shteti: pushteti parlame...
Prokuroria e Kurbinit kërkoi caktimin e masën së sigurisë “a...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Ministri i Bujqësisë Edmo...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi...
83 kilogramë kanabis shqiptar është sekuestruar nga policia ...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me fermerë të Ç...
Shtatë persona, mes tyre 6 bullgarë dhe një shqiptar janë ar...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...