“Ngrirja” e Listës Serbe, pasoja për të gjithë
Që nga miratimi i Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës, ...
Duket se problemet e reperit me drejtësinë këtë herë kanë shqetësuar edhe familjen e tij. Pas shoqërimit në polici dy ditë më parë, babai i Stresit, Sali Lushaj, ka vendosur të flasë për herë të parë për ?Bluetooth?, duke rrëfyer arsyet e vërteta të këtij sulmi ndaj të birit.
Sipas tij, gjithçka ka ndodhur për të provokuar pikërisht atë. Në intervistën e dhënë, ai shprehet se këto ngjarje kanë prapavijëpolitike.
?Të gjithën këtë e bëjnë tek im bir, si një lloj presioni që të më trembin mua, familjen, duke e ditur që jemi kundërshtarë politikë të PS?, akuzon babai i Stresit, i njohur për lidhjet e tij me Partinë Demokratike.
INTERVISTA
Arrestimet e shpeshta të Stresit kanë shqetësuar edhe familjen?
Po, shumë. Unë isha në Tropojë kur më telefonon bashkëshortja dhe më thonë që arrestuan Stresin. Arsyeja ishte vendimi i gjykatës dhënë pak ditë më parë. Edhe policia e dinte shumë mirë që vendimi është ekzekutuar, është në liri me kusht. Të gjithën këtë e bëjnë tek im bir, si një lloj presion që të më trembin mua, familjen, duke e ditur që jemi kundërshtarë politikë të PS.
Kundërshtar të Partisë Socialiste ka shumë, pse e kanë pikërisht me familjen Lushaj?
Nuk e di pse e kanë kapur me ne. Ndoshta s?kanë ç?më të më bëjnë mua dhe merren me djalin, presin që t?i provokojë, që nga rasti ku Stresi u largua nga komisariati. Unë kam shumë miq edhe në polici dhe më kanë thënë që duan provokimin më të vogël. Unë vetë i kam thënë Stresit që bindu, nëse policia të ndalon. Duhet t?i bindesh asaj që ata thonë. Nuk ka faj policia në këtë mes.
Në fakt, mendoni se vetë Stresi ?i jep material?, pra bën një shkelje që e shoqërojnë?
Jo fare, asnjëherë. Dhe policia është treguar korrekte. Ka ardhur e ka shoqëruar, por janë sjellë mirë. Por janë ata që i urdhërojnë.
Kush i urdhëron, keni një emër që fshihet pas këtyre arrestimeve?
S?mund ta bëjë as shefi i komisariatit, është punë drejtorie, pra më lartë sesa policia.
Pse e kanë pikërisht me Stresin, djalin tuaj?
Ndoshta se me mua nuk do t?ia dilnin. Më kanë provokuar një natë, më ra dikush me makinë, më çuan në komisariat, më mbajtën shtatë orë pa asnjë arsye dhe në fund më liruan.
A ndjeheni të kërcënuar nga kjo situatë?
Kërcënimi është i përgjithshëm. Unë kështu kam qenë që 15, 16 vjeç, që në kohën e Enverit, rebel. Kurrë s?kam ofenduar një polic, apo të kem bërë diçka të gabuar. Edhe në kohën e Nanos më kanë arrestuar, por ka kaluar pa problem, sepse jam sjellë mirë me ta. Edhe Stresi sillet mirë, pasi unë vetë e porosis çdo ditë, që në çdo kohë të vijë policia, të sillet konform ligjit.
Keni menduar për një padi ndaj kësaj padrejtësie që ju bëhet?
Jo, është e kotë që të vërtitesh nëpër gjykata për këtë çështje. Edhe policia ndjehet keq, teksa e dinë edhe vetë që janë në gabim, por janë të urdhëruar. Policia vetë është e pafajshme.
Si e keni menduar ta zgjidhni këtë situatë, pasi Stresin po e shoqërojnë shpesh?
As vetë nuk e di. Është një situatë absurde.
Ju vetë i keni parë daljet publike të Stresit, me hashash, ia keni ?tërhequr veshin?, për këto demonstrime?
Po, e kam parë. Në fakt, një pjesë të mirë edhe ia botojnë. Nuk them që ky vetë nuk ka bërë të tilla foto, por shpeshherë edhe është abuzuar me këtë çështje.
Si do të vijojë kjo historia e Stresit, keni menduar ta largoni nga Shqipëria?
Stresi është një person i lirë tanimë, pse të largohet?! Si për çdo prind, për mua Stresi është djali më i mirë. Unë kurrë s?e kam lënë të ngacmojë një njeri, madje edhe këtë e ka pjesë të karakterit të vet. Përse nuk është ankuar kurrë një qytetar për të?
Në fakt në mediat shfaqet si një natyrë rebele, si është Stresi në shtëpi?
Është shumë i urtë, shumë i respektueshëm. Edhe në lagje të gjithë kanë respekt për të.
Përse është krijuar ideja e një ?bad boy??
S?di çfarë të them për këtë.
Ndoshta ka lidhje me muzikën, me natyrën e një reperi?
Ndoshta është edhe kjo. Dikush s?do ta lërë të ngrihet, dikush do ta dëmtojë.
Si i ka marrëdhëniet vetë Saliu me pushtetin aktual?
Përveç asaj që ju thashë pak më lartë, unë vetë nuk kam pasur as shqetësimin më të vogël.
Si mendoni, ku e ka zanafillën ky inat, këto provokime?
Mendoj se është diçka e vjetër, por që s?duhet të ndodhë. As kur të jemi ne në pushtet, s?duhet t?i ndodhë një të majti. Mendoj se janë për shkak të bindjeve politike, pasi ne, Stresi e ka deklaruar hapur.
Shqetësoheni se mund të ndodhë diçka më e rëndë se kaq?
Po, edhe mund të ndodhë. Mund t?i vënë diçka në trup apo në makinë, që në fakt nuk i ka me vete. Gjithçka mund të ndodhë.
Keni diçka të fundit për të thënë?
Doja të shtoja që edhe tri herë në ditë ta shoqërojnë Stresin, unë nuk do të bie pre e provokimeve. Thashë, policët në këtë rast nuk kanë asnjë faj. /Bluetooth/
Që nga miratimi i Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës, ...
Ish deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi vijon takimet m...
Partia Agrare Ambientaliste vijon punën për zgjedhjet e para...
Prokurorët kanë marrë në pyetje Andi Mustafarajn, I riu që u...
Bamirësi dhe patrioti tropojan Rexhep Tarcuk ose siç njihet ...
Edhe pse PDIU kundërshtoi dhe nuk votoi ligjin për menaxhimi...
Deputeti Ben Blushi ndodhet në Valbonë, at ku po zhvillohet ...
Pesë parcela me 3.223 rrënjë kanabis janë gjetur nga policia...
Aksident pa pasoja në njerëz ka ndodhur pak minuta më parë n...
Mbetem gjithmone i idese se institucioni i Presidentit, per ...
Në Portin e Vlorës, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e ...
Zyrtarë të Qeverisë kanë deklaruar se në nëntor pritet që të...
Tre janë shtyllat kurrizore të një Shteti: pushteti parlame...
Prokuroria e Kurbinit kërkoi caktimin e masën së sigurisë “a...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Ministri i Bujqësisë Edmo...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi...
83 kilogramë kanabis shqiptar është sekuestruar nga policia ...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me fermerë të Ç...
Shtatë persona, mes tyre 6 bullgarë dhe një shqiptar janë ar...
Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile Aulon Kalaja ka pu...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...