web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Idrizi: Çështja çame të flasë me zërin e akademikëve, si çështje thelbësisht shqiptare

29 Tetor 2016, 11:47, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet tha sot në një aktivitet në akademinë e shkencave tha se çështja e shqiptarëve të Camerisë, duhet të flasë me zërin e akademikëve tanë si një çështje thelbësisht shqiptare që i përket historisë së kombit shqiptar

Ai i ka bërë thirrje akademikëve  të përfshihen në evidentimin  e vlerave të hitorisë së Çamërisë dhe kryesisht të vërtetën e kësaj historie.

Gjatë promovimit të librit ?Çamëria, Vështrim Gjepopullativ dhe Etnokulturor?, të Prof. Selman Sheme, Idrizi tha ndër të tjera:  ?Genocid ishte programuar për mbi 30 vite, vijon edhe sot. Jam i bindur se e drejta do të triumfojë. Ka insinuata arrogante për të përmbysur të vërteta të mëdha. Akademikët të përfshihen në nxjerrjen e të vërtetës. Është një padrejtësi historike, genocidi dhe shkelja e të drejtave?.

Gjatë fjalës së tij, Idrizi tha se është e papranueshme të lejohet hyrja në Shqipëri e personave që flasin çdo ditë për Vorio-Epirin duke theksuar se edhe çamët kanë të drejtë të kërkojnë ngritjen e varrezave për të rënët e tyre në Greqi.

?Në Shqipëri janë ngritur dy varreza të ushtarëve greke, por kërkohen të tjera. Po ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë varreza, nuk kemi të drejtë të nderojmë të rënët tanë? Dëgjova që më adresohej edhe një përfaqësues i Agimit të Artë dhe kërkonte që shqiptarët dhe çamët ti ndihmonin ata. Aq cinike është kjo sa unë ti drejtohem Agimit të Artë dhe ti kërkoj ndihmë. Nuk mund të pranojmë që në Shqipëri të hyjnë persona që flasin për Vorio-Epirin. Çështja e Çamërisë është çështje dinjiteti, reciprociteti për të gjithë shqiptarët.?- deklaroi Idrizi.





Lajmet e fundit nga