web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Borxhi 3 mijë euro/ Shqiptarët rrahin me karrige italianët

29 Tetor 2016, 10:44, Aktualitet CNA

Një sherr i dhunshëm që nisi mes pesë personave, dy shqiptarë dhe tre italianë ka ndodhur afër stacionit të shërbimit Q8 në autostradën Adriatica Nord në Cesano Senigallia në Itali

Mediat italiane shkruajnë se tre punëtorë të një ndërmarrjeje pastrimi të zonës panë dy shqiptarë që kishin punuar aty në të kaluarën dhe shkuan ti kërkonin borxhin 3 mijë euro që ata pretendonin.

Shqiptarët ia kthyen paratë, por duke mos e lënë me kaq këtë situatë mes 5 personave filloi sherri. Dy shqiptarët dhe tre italianët përdorën edhe sende të forta si tavolina dhe karrige.

Policia mbërriti menjëherë, por shqiptarët ishin larguar, ndërsa tre shtetasit italianë kanë marrë mjekim në spital. Mësohet se policia italiane po punon për kapjen e dy shqiptarëve.





Lajmet e fundit nga