web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Po transportonin 75 kg kanabis/ Një i arrestuar dhe një i shpallur në kërkim në Vlorë

28 Tetor 2016, 07:03, Aktualitet CNA

Një person është arrestuar në Vlorë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi në mjetin me të cilin po udhëtonin ishin duke transportuar 75 kilogramë kanabis sativa.

I arrestuar është shtetasi Kleant Xhaka, 22 vjeç, lindur në Lushnje, banues në Dhërmi, ndërsa është shpallur në kërkim një person tjetër, i cili u largua duke përfituar nga terreni i vështirë.

Policia sqaron se lënda narkotike ishte vendosur nëpër thasë sintetikë qese plastike të zeza si dhe një pjesë tjetër e mbështjellë me natriban, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për kapjen e bashkëpuntorit tjetër si dhe të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë e prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotikëve. /Citynews





Lajmet e fundit nga