web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO - Operacioni "Roja e Gjelbër" në Dibër/ Goditen tre raste të "Prerjes së paligjshme të pyjeve"

27 Tetor 2016, 09:41, Aktualitet CNA

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër  në zbatim të Planit të masave  për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për këtë qëllim, gjatë 12 orëve të fundit  kanë evidentuar e goditur tre raste të tjera.

Filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasve B.L, banues në Peshkopi, Dibër.

Procedimi penal  ndaj këtij shtetasi ka filluar pasi,në vendin e quajtur “Shkolla Bujqësore”,  është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër  duke transportuar 3 metër kub  lëndë drusore me një automjet  kamionçinë në pronësi të tij.

A.B, banues në Peshkopi, Dibër, pasi në vendin e quajtur “Rrenxë”, Bashkia Dibër,  është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër  duke transportuar 10 metër kub  lëndë drusore të llojit “Ah”, me automjetin tip “Ifa”, në pronësi të tij.

 

Një tjetër automjet  tip “Ifa”, është kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugorë Bulqizë-Maqellarë,  në orët e paradites së sotme e ngarkuar me 6 metër kub lëndë drusore me drejtues shtetasin me inicialet H.B.

 

Ky rast është në proces verifikimi pasi ky shtetas ka leje transporti vetëm në Rrethin e Bulqizës, ndërkohë që është konstatuar në Maqellarë, Bashkia Dibër. /Citynews





Lajmet e fundit nga