web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama: Çfarë shembulli rrëqethës i kokëboshllëkut/ Ademi: S'ke faj, ka filluar fushata

26 Tetor 2016, 13:17, Aktualitet CNA

Lulishtja që po rregullohet në lagjen ?Manush Alimani? në Shkodër është vendosur në qëndër të debatit të rradhës mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi.

Në një status në rrjetet sociale kryeministri Rama sulmoi kryebashkiaken Ademi, duke thënë: ?Si mundet mendja t?i thotë një njeriu në krye të qytetit, se për të shkulur krejt gjelbërimin brenda lagjes e zgjeruar rrugën pa asnjë arsye është kollaj fare, ndërsa për të hapur sheshin para stadiumit të ri (investimi më i madh publik në historinë e qytetit) është e pamundur sepse për shkaqe ?sociale? këta çibanë betoni e ndryshku nuk u shkulkan dot?!? Kjo është mendja e pakuptueshme dhe e pashpjegueshme që drejton sot Shkodrën, që në kohëra të vjetra i jepte leksione shijeje europiane jo veç Shqipërisë po dhe fqinjëve në veri! Çfarë shembulli rrëqethës, i kokëboshllëkut që ka karakterizuar, për plot 25 vjet, politikën e atyre që rrënuan qytetet e Shqipërisë, e i kthyen në pazare orientalë ku nuk fryu asnjë fllad Europe!? Janë po ata që sot, bërtasin ?Ngrihuni të shpëtojmë Shqipërinë!t.

Por nuk ka mungur reagimi i qytetares së pare të Shkodrës.

?Nga 1800 metër katror të sipërfaqes së gjelbëruar pritet që të në shkojë në 3800 metër katror ndërkohë që do të bëhen edhe kanalizimet për ujërat e zeza dhe të bardha si dhe do të shtohen ndriçues, stola dhe punime të tjera. Ato shkurre që janë hequr do të vendosen prap, do të mbillen pemë të reja. Do të vendoset ndriçimi me standard. Do të ketë sinjalistikë që mungon fare për kalimtarë dhe për mjete. Kurrsesi nuk pranoj akuza të llojit korruptiv?, deklaroi Ademi.

Statuset e kryeministrit Rama Ademi i quan një sulm politik, ndërsa tregon se vetë kreu i qeverisë e ka financuar atë projekt.

?Ky projekt është miratuar, i parë nga kryeministri personalisht. Biles i vendosur pasi në radhë ka qenë i katërti. Unë e kuptoj që të jesh kontrovers sot është bërë e modës, por jo deri në këtë shkallë. Sigurisht më vjen keq, por nga ana tjetër e kuptoj që lufta politike? kemi filluar fushatën dhe sigurisht Bashkia Shkodër është në qendër?, shton Voltana Ademi. /Citynews





Lajmet e fundit nga