Edi Rama si hardhucë - nga Lis Bukuroca
Edi Rama paska cituar Ivo Andriqin në Nish. Kjo është po aq ...
Në një prononcim me Skype në News 24 analisti Fatos Lubonja ka komentuar rikthimin në parlament nga ana e presidentit Bujar Nishani të ligjit të plehrave.
Sipas tij, ky ishte veprimi i duhur pas ligji ishte anti-qytetar, por tani pret reagimin e LSI-së, që sipas tij, në një farë mënyre është ajo që ka luajtur balancën. Çfarë qëndrimi do mbajë?
“Nuk do koment, sepse ky ligj ishte një ligj antiqytetar, një ligj i cili u kontestua me të drejtë para 3 vjetësh dhe përsëri kontestohet me të drejtë. Problemi është që e keqja në atë vend ka triumfuar dhe triumfon gjithmonë dhe gjithnjë e më pak njerëzit kanë besim se diku mund të ndodhë ndonjë gjë e mirë në Shqipëri, ndonjë ngjarje e mirë që të jetë në interes të shumicës së popullit dhe jo në interes të një pakice që ka kapur shtetin dhe që e përdor Shqipërinë thjesht si një terren për tu pasuruar për vete, duke shkatërruar gjithçka, jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen. Eshtë evidente, nuk besoj se ka ndonjë koment. Unë kam qenë pjesëtar në protestat e tre vjetëve më parë. Mbetet gjithmonë ai mosbesimi i thellë që ajo klasë politike, ajo maxhorancë që është sot në parlament përsëri të punojë për ata që e paguajnë, si të thuash nëpërmjet formave të korrupsionit dhe nuk do ti shërbejë interesit publik. Mua më bën përshtypje që ka kaq ndjeshmëri për plehrat, por çështja se në Shqipëri ka 25 vjet që ata që e quajnë veten biznesmenë, ata që gjoja e quajnë veten të pasur në Shqipëri kanë ndërtuar një industri që është në kundërshtim me interesat publike, në tërësinë e vet që shkatërron ambientin, që shkatërron të ardhmen. Eshtë një çështje shumë më e gjerë se sa çështja e plehrave. Pra kjo shoqëri civile, që ka kaq shumë ndjeshmëri tek plehrat duhet ta zgjerojë shikimin e vet. Ideja ime është se kemi një klasë biznesi, një klasë politike shumë të kriminalizuar”, u shpreh Lubonja për ligjin e kthyer nga presidenti Nishani.
Duket se maxhoranca nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj. Shoqëria Civile u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të gatshëm sërish për aksion civil përpara parlamentit kur të vijë dita. Ju si e parashikoni vazhdimësinë?
“Do të varet shumëçka edhe nga loja politike që luhet brenda parlamentit, brenda forcave politike. Mendoj që sigurisht ka një mosbesim të madh tek Partia Demokratike, e cila ka qenë inicuese e këtij ligji dhe tani po voton kundër, por nuk ka ndonjë të keqe. Po kërkon dhe referendum. Megjithatë lojën e përcakton ndoshta më shumë LSI-ja, e cila në një farë mënyre është ajo që ka luajtur balancën. Çfarë qëndrimi do mbajë. Dhe qëndrimi që do të mbajë LSI-ja nuk ka të bëjë shumë me të drejtën, me çështjen e interesit publik, por edhe me lojën politike që luhet nën rrogoz, në rivalitetin midis kësaj force politike dhe maxhorancës. Pra për fat të keq, nuk kemi një klasë politike atje në parlament që të ketë ndjeshmëri. Është e kapur nga ata biznesmenët që janë lobistët e kësaj maxhorance tani. Janë po ata që kanë qenë dhe lobistët e maxhorancës së kaluar, dhe të LSI-së”, deklaroi analisti Lubonja. /Citynews
Edi Rama paska cituar Ivo Andriqin në Nish. Kjo është po aq ...
Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti, pasi për të shma...
Sot do jete një dite e jashtëzakonshme për ata qe janë ne nj...
Kompania hostuese e HashtagAlbania ka nderprere provizorisht...
Deputeti socialist qe ishte dhe nismetari i miratimit te ndr...
Nga Kastriot MyftarajSot, Gjykata e Apelit në Tiranë ka vend...
Gjatë viteve 2015-2016 Bashkia Tiranë ka qenë shumë aktive n...
Vota është një mjet shumë i rëndësishëm në shoqëri demokrati...
Një sherr mes disa personave mëngjesin e sotëm pranë sheshit...
Arian Galdini Me lindin pyetje ndersa shoh kete tallava patr...
Në fillim të viteve 2000, kur ish kryeministri Ilir Meta sh...
Ministrit te Financave, Arben Ahmetaj, ka reaguar në rrjetin...
Të gjithë e mbajnë mend debatin e para 5 vjetësh në “Shqip” ...
Vodafone Albania vjen pranë klientëve me një tjetër shërbim ...
Specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale në...
Deputeti i larguar nga Partia Socialiste Ben Blushi, i cili ...
Edmond Saliu, 45 vjeç, ka rënë në tension të lartë në nënsta...
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Ve...
Gjatë një konference në Serbi, ku po merr pjesë në Forumin e...
By-passi i Fierit do të jetë gati në pranverën e vitit 2017....
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...