web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Meta sjell 4 propozime mbi Reformën Zgjedhore/ Jo më parlament me 140 deputetë

14 Tetor 2016, 09:03, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, prezantoi sot katër shyllat mbi të cilat, sipas tij, duhet të miratohet reforma zgjedhore. Dekriminalizimi i partive, zvogëlimi i numrit të deputetëve, listat e hapura dhe minimizimi i numrit të biznesmenëve deputetë në Parlament ishin pikat ku u ndal kryetari i Kuvendit, gjatë një konference për zgjedhjet, të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Meta kërkoi miratimin pa humbur kohë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Gjatë një konferencë për Çështjet Zgjedhore të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Meta tha se ka ende kohë të mjaftueshme për të nisur nga puna ndryshimet e reformës.

Meta tha se duhet të hiqet dorë nga disa prej fenomeeve që prishin zgjedhjet, siç është blerja dhe fotografimi i votës. Ai kërkoi penalizim maksimal në këtë drejtim.

Penalizim maksimal të gjithë atyre që duan të blejnë votën dhe ta kontrollojnë atë përmes presioneve. Penalizim dhe për fotografimin e votës. Kodi Zgjedhor të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Shoqërisë Civile. Kërkoj përshpejtim të punës së komisionit të reformës zgjedhore, për të bërë të mundur ndryshimet në Kod. I kermi kërkuar OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias që të asistojnë reformën zgjedhore. Koha në dispozicion është e shkurtër, por e mjaftueshme. Duhet të evitojmë ndryshimet e momentit të fundit“, u shpreh kryeparlamentari Meta.

Kreu i LSI-së i mëshoi edhe njëherë tjetër propozimit të hershëm për listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme.

Listat duhet të jenë të hapura, sepse krijon lidhjen e qytetarit me votuesin. Deputetët nuk janë thjesht partiakë, por janë më shumë parlamentarë sepse kanë një raport tjetër me votuesin dhe duhet të ruajnë një raport edhe me drejtimin e partisë si dhe me qytetarët”, vijoi Meta.

Kreu i LSI-së tha gjithashtu se me ndarjen e re administrative nevojitet zvogëlimi i numrit të deputetëve, nga 140 në 100. Gjithashtu, Meta theksoi se duhet të zvogëlohet numri i biznesmenëve deputetë.  Sipas Metës, problem është edhe financimi i partive politike.

Kater shtyllat e propozuara nga Ilir Meta:
1. Dekriminalizimi i partive
2. Zogëlimi i numrit të deputetëve
3. Listat e hapura
4. Minimizimi i numrit të biznesmenëve deputetë në Parlament 





Lajmet e fundit nga