Video e tretë ekskluzive/ Vazhdon masakra mbi lumin Shkumbin
Citynews.al vijon denoncimet mbi masakrën mjedisore që po nd...
Rilindasit flasin bukur. Ministri Tahiri, ministri Bushati, janë, kur i dëgjon oratorë shumë të mirë dhe të talentuar, madje dëgjohen me ëndje se ndërtojnë sintaksën e retorikës së tyre komunikative.
Aeroplani më i fundit i Gjirit të Lalëzit, kaloi tanimë si një jo lajm. Aeroplani nuk flet me fjalë, por është goditës me figurë. Ishte bosh apo plot askush nuk e di. Por nga të dhënat që disponohen, dihet se nuk është vetëm fusha, pista apo aeroporti i vogël i Ishmit, por edhe të paktën ka, edhe disa pista të tjera.
Tanimë është e qartë. Çështja e Kanabisit, nuk është ashtu si thotë Opozita, vetëm një Çështje Kriminale apo një mungesë kontrolli të territorit, por gjithmonë e më shumë, kemi të bëjmë me një politikë të mirëfilltë kanabiste.
Çfarë do të thotë kjo? Kemi të bëjmë me një strategji të mirëfilltë anti-Krizë, mbështetur të të ardhurat që do të krijohen te korrja, magazinimi dhe te shitja e këtij prodhimi, që do të sigurojë sipas përllogaritjeve, të ardhurava të mjaftueshme, për shmangur tragjedinë ekonomike që po shkakton situata ekonomike e rënduar.
Nuk jam dakort se kemi të bëjmë me përllogaritje vetëm korruptive të segmenteve të caktuara të qeverisjes, por kemi të bëjmë me një strategji të qëllimshme, për të siguruar të ardhura ekonomike, duke thirrur në ndihmë këtë rrugë kriminale.
Iluzioni që kjo zgjidhje, është sot dhe do të jetë edhe nesër një proces i kontrollueshëm, nga lart-poshtë, është thjesht një aventurë e rrezikshme dhe mendjelehte njëkohësisht. Skenari që po ndërtohet shkallë shkallë, është pak të themi dramatik. Situata do të dalë shumë shpejt nga kontrolli dhe menaxherët-kriminelë, nga të ngarkuar të përkohshëm për një strategji anti-krizë, do të formatojnë një kastë që do të prodhojë edhe biznes legal edhe politikanët e vet dhe pse jo, edhe partitë e veta të mirëfillta politike.
Shumë shpejt, ashtu si edhe ndodhi në Peshkopi, kasta e kanabisit dhe karteleve të drogave të rënda, nga vegla të thirrura për një ndihmë politike, do të shndrrohen në kasta dhe kartele, që do të vendosin sipas skemës së mësuar në terren nga padronët e sotëm, kandidatët e tyre. Dhe ky është një rrezik i prekshëm dhe aktual.
Dhe ngjan me gjarprin që kafshon bishtin e vet. Pra do të jemi shumë shpejt, ose jemi dhe nuk e dimë, në prag të një vetëvrasjeje të mirëfilltë shoqërore.
Dhe për të ç`rrënjosur këtë të Keqe, që është gjetur si një zgjidhje ekstreme e vtëdijshme, përkundrejt katastrofës ekonomike, që nuk është vetëm përgjegjësi e kësaj qeverie, do të jetë jetë një katastrofë edhe më e madhe.
Në pamundësi të ndihmës ekonomike, iluzioni se përmes kanabisit, do të mbrrihet zbutja e varfërisë, është vrasës. Plus kësaj, strategjia që përmes kësaj zbutjeje të varfërisë dhe premtimit që po të votojnë përsëri majtas, do të lejohen dhe do të mbrohen në mbjelljet e reja, është një synim ambicioz, që ka si pikësynim, përjetësimin e pushtetit të një grupi të vogël politik.
Skenar ky, që shënon një dështim të rrezikshëm, në brendësi të një dështimi ekonomik, gërshetuar me pikësynime të mirëfillta politike. Dhe të gjitha këto, janë të dhënat bazë, që themelojnë një Kastë Politike me prapaskenë bandat që kqyrin dhe menaxhojnë biznesin e drogës.
Bandat të cilat, janë duke krijuar me shpejtësi inteligjencën e vet dhe strukturat paralele të anti-shtetit, po kacavirren drejt majave të tij.
Dhe nesër, në mos që sot, këto struktura të Anti-shtetit që ushqehen me tregëtinë e vdekjes, do ti përplasin në tavolinë grushtin, ministrave dhe kryeministrave që do të vinë. Duke u shndërruar nga vegla të sistemit, në komandues të sistemit, që i punësoi si mbroklla shpëtimtare të krizës ekonomike.
Dhe ky është gjarpri që kafshon bishtin e vet. /360grade/
Citynews.al vijon denoncimet mbi masakrën mjedisore që po nd...
Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen për vrasjen e Aleksan...
Zbardhen detaje të tjera nga arrestimi për gjobëvënie i nipi...
Gazetari i famshëm Adi Krasta rikthehet në ekran sërish. Pas...
Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Komisionit parla...
Sot rreth orës 01:50 , në fshatin Thirre, Mirditë , është ...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani merr pjesë në Kongresin e...
Nga Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në DVP-Korç...
Efektivat e Komisariatit të Policisë Dibër në zbatim të plan...
Disa vite më parë një grup liberalësh u shfaqën në politikën...
Policia Kufitare e Durrësit dhe agjentët e Antidrogës në po...
Babai i 36-vjeçarit të vrarë pak ditë më parë me një plumb n...
Me anë të një njoftimi për shtyp Drejtoria e Policisë Tiranë...
“Ti në fakt i ke strukturat e ndara në partinë tënde, ke atë...
Sot, ora 13:00, par Bashkisë së Tiranës, gazetarë, shoqëri c...
Prokuroria e Përgjithme u ka komunikuar akuzën e korrupsioni...
Tepelenë – Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti, pasi ...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani jep lajmin e mirë për ...
Do jeni me sensuale sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia ne...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...