web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentuan të korrptonin policët me 5 mijë lekëshe, arrestohen dy qytetarë në Korçë e Pogradec

14 Tetor 2016, 08:15, Aktualitet CNA

Nga Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në DVP-Korçë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Sulejman Cycllari, 54 vjeç, banues në fshatin Porodinë dhe Ardian Ravolli, 47 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë.

Në aksin rrugor Korçë-Bilisht, shtetasi Sulejman Cycllari duke udhëtuar me automjetin e tij tip ?Mercedes-Benz? me targa KO 2091 B, është ndaluar nga punonjësit e Policisë Rrugore, për mospërdorim të sinjalizimit pamor. Ky shtetas i ka ofruar 500 lekë këtyre të fundit, për të shmangur ndëshkimin me masë administrative për shkeljen e bërë.

Ndërsa, shtetasi Ardian Ravolli, në hyrje të qytetit të Pogradecit, pranë vendit të quajtur ?Enkelana?, duke udhëtuar me automjetin tip?Mercedes-Benz?,me targë KO 9649 B, i ka ofruar 500 lekë punonjësve të policisë, për të shmangur kontrollin e dokumentacionit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprën penale: ?Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike? parashikuar nga  neni 244 i Kodit Penal.





Lajmet e fundit nga