E rëndë në Kukës/ Efektivi vetëvritet me armë në varrezat e fshatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Ilir Meta kthehet ndryshe sot nga Athina. I shoqëruar nga disa deputetë minoritarë dhe socialist, ai pritet të përballet me ?llogarinë? e Shpëtim Idrizit: se përse në delegacion nuk kishte asnjë deputet çam. Por Ilir Meta e ka përgjigjen gati: se ai në Athinë nuk u takua me asnjë deputet të Agimit të Artë. Ai vjen me vete me vlerësimet e kryeministrit Cipras për ?rolin e tij të moderuar? jashtë qëndrimeve ekstremiste. Si duket kjo vizitë kishte pikërisht këtë qëllim: që të dy vendet të tregonin se kanë alternative kontakti, sa herë çështja çame del në skenë e diskutohet, debatohet e sjell përplasje, siç solli muajin e fundit mes dy miqve, që u duk se kishin gjetur gjuhën e përbashkët: Bushati dhe Kotzias.
Nuk është një sekret që raportet Meta- Bushati nuk janë nga më të shkëlqyerat dhe shpesh shpura e kreut të LSI shihte tek ai, një nga burimet e ndotjes së imazhit të Metës gjatë diskutimeve të ashpra brenda mazhorancës për Reformën në Drejtësi.
Por dalja hapur e Metës në Athinë me një qëndrim shumë më të moderuar sesa ministri i Jashtëm për çështjen çame, të cilën e quajti me ?qasje të ndryshme?, pa shtuar se ai vetë me cilën qasje ishte, vuri një distancë të thellë mes tij dhe qeverisë, për këtë çështje delikate.
Sigurisht që Meta nuk është politikan naiv dhe lëvizja e tij është e kalkuluar, por më shumë e balancuar me gjasë me lëshime të paprecedenta nga pala greke, sidomos për Ligjin e Luftës.
Edhe deklarata për varret e presidentit Pavlopulos, që gjeti një pohim në heshtje nga Meta, sigurisht ka një bazë: se kjo çështje është në negocim e sigurisht do të marrë një zgjidhje, sapo Greqia të bëjë më të qartë qëndrimin e saj për hapjen e negociatave, në respekt të asaj që vetë Athina ka thenë: se është sponsor kryesor i Shqipërisë së bashku me Italinë, në procesin e integrimit europian.
Meta kështu me këtë vizitë tenton thuajse me sukses të vendosë diplomacinë parlamentare si lokomotivë zëvendësuese, në mos jo, plotësuese të diplomacisë qeveritare, duke i dhënë një goditje personale ministrit Bushati,.
Por sigurisht që kjo vizitë e Metës dhe rezultatet e saj kanë edhe një kontekst të brendshëm politik.
Ndërsa kryeministri Rama ende nuk ka vizituar Athinën prej disa vitesh dhe marëdheniet e tij me faktorin politik të mbështetur nga Greqia janë thuajse armiqësuar, Ilir Meta me dy Vangjelët në Athinë, tregoi se minoriteti ka ende diku ku mund të mbështetet në mbijetesën e tij në politikën parlamentare, ndërsa prania e Arta Dades forcon idenë, se LSI mund të kthehet në një qendër alternative gravitacioni për pakënaqësitë brenda mazhorancës, duke mbledhur të gjithë këta elementë rreth vetes.
Por sigurisht që suksesi I tij personal i vizitës në Athinë është mesazhi më i fortë që i shkon kryeministrit Edi Rama. Në radhë të parë, para vizitës së tij në Beograd, një tjetër ?domen? i preferuar diplomatik rajonal i Ilir Metës, po ku kryeministri tashmë i sponsorizuar nga Merkel ka vendosur për të, një gardh tashmë të pakapërcyeshëm. Në radhë të dytë, por jo nga rëndësia, nga Athina Ilir Meta kushtëzoi hapjen e negociatave, me dorën e grekëve. Duke treguar se zgjerimi i mazhorancës me partinë e çamëve, jo domosdoshmërisht zgjeron mundësinë e Edi Ramës për të ushtruar më shumë pushtet brenda saj.
Forcimi i pozitave të Shpëtim Idrizit në nivelin e dytë të qeverisjes, nuk ka qënë asnjëherë jashtë vëmendjes së Metës, i cili deri para pak kohësh jepte idenë se Idrizin e kishte pas vetes kudo që ai do të shkonte.
Por që në zgjedhjet e 2013, fërkimet ishin të forta, pas akuzave të PDIU se Meta po mbështeste një parti tjetër ?çame?.
PDIU, e cila me dinakëri, forcë por edhe balet politik, arriti të merrte pesë mandate duke kandiduar me opozitën, prej zgjedhjeve lokale te 2015 është radhitur me koalicionin e majtë. LSI u mundua të dukej indiferente në këtë afrim, por indiferenca e saj, u shpagua keq në Dibër, ku PDIU ishte shumë aktive dhe nuk mund të përjashtohet nga përgjegjësia positive për fitoren e thellë të Muharrem Ramës. Dibra, është një nga rajonet elektorale më të rëndësishme. Në 2009, ishte qarku që vendosi rezultatin e ngushtë në favor të koalicionit të PD dhe në 2013 ishte një nga ?swing states?, që përcaktoi edhe fitoren e koalicionit të majtë.
Pikërisht këtu PDIU synon një mandat shtesë, por jo vetëm. Kjo parti e cilësuar ekstremiste në Greqi, një kompliment ky për veshët e Idrizit, ankesat e Athinës ndaj të cilës kishin rënë në veshin e shurdhër të Ramës, kësaj radhe patën gjithë vemendjen e Metës. Deklarata e tij se ?në Shqipëri nuk ka parti nacionaliste?, më shumë sesa të qetësonte Athinën, ishte për të përcjellë te çamët në Tiranë, se kreu i tyre nuk ishte edhe kaq i rëndësishëm në Greqi.
Natyrisht vallja e re politike e Metës mes Athinës e Tiranës, nuk është një pogonishte e thjeshtë. AJo është një valle mbi majën e shpatës. Një valle që kërkon qetësi. Një virtyt që Metës nuk i mungon. ?Me kardhja?? pastaj, është një çështje tjetër. (Javanews.al)
E zbuluam kush është Lolita e “virgjër”/ Nga Bledi Mane-Publ...
Ka çuditur mbrëmë në kronikat televizive dalja e Tom Doshit ...
Intervista e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta dhënë për t...
Drejtori i Burimeve njerëzore në burgun e Drenovës me dy num...
Emiljano Aleksi keshilltar i kryetarit te Kuvendit Ilir Meta...
Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi ka kritikuar qëndrimet e kry...
Hoxha nga Tirana, Elvis Naçi, i cili kohët e fundit ka marrë...
Tashmë krimi i organizuar shqiptar i mbështetur politikisht ...
Gazeta zvicerane ne nje artikull kushtuar droges ne Shqiperi...
Tre nga më të fuqishmit e më pak se 2 milionëve shqiptarë të...
Drogat, Lazarati, prodhimi i të cilit ka filluar të mbërrijë...
Shumë dredharak, deri mohues ndaj premtimeve të mëparshme; p...
Katër vjetë nga greva e ish të përndjekurve politikë për moh...
· Kultivimi i hashashit tashmë i ka kapërcyer kufijt...
Mu në mes të ‘shkretëtirës’ ku zëra ka por nuk lejohen, ku m...
Kamerat e një dyqani në Itali, kanë regjistruar pamjet ku nj...
“Të gjitha pikat e dyshimta të akt-marrëveshjes së firmosur ...
Kompania koncesionare e akcizës SICPA do të zgjerojë aktivit...
Partia Socialiste duhet të rikonfirmojë dëshirën e saj për t...
Në lidhje me ngjarjen e djegies së një makine, policia greke...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...