Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin/ Makina bëhet copë, përfundon te Trauma shoferi
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. ...
Drejtori i Burimeve njerëzore në burgun e Drenovës me dy numra amze në regjistër. Drejtori: Ma bëjnë për inat se do kandidoj për kryetar bashkie
Skandal në burgun e Drenovës. Një zyrtar i lartë i këtij burgu figuron me liste notash të falsifikuar. Fiks fare ka verifikuar në regjistrat e gjimnazit ?Petro Nini Luarasi? në Ersekë, ku ka gjetur se emri i zyrtarit të burgut figuron me dy numra amze dhe dy lista notash. Fiks Fare tregon sesi është bërë korigjimi në regjistrat e shkollës dhe mesatarja e zyrtarit është rritur nga 6.5 në 10.
Drejtori i Burimeve njerezore ne burgun e Drenovës, në regjistrat e gjimnazit ?Petro Nini Luarasi? figuron me dy emra, Origest Nevruz Lifo dhe Orges Nevruz Lifo. Gjeneralitetet i ka të njëjta. Ai ka mbaruar gjimnazin në vitin 2000 dhe në vitin 2006 nga një kontroll gjendet se ky ish nxënës figuron më dy numra amze përkatësisht nr.2242 dhe nr.2274.
Në të dy emrat si Origest Novrus Lifo dhe Orges Novrus Lifo gjeneralitetet nuk ndryshojnë , kurse notat po. Në amzën e dytë lista e notave është me të gjitha 10-ta por me karakteristikë që i përket një vajze.
Në këtë shkollë pas diplomimit të Lifos, nga viti 2002 deri në 2006 sekretare e shkollës së mesme të përgjithshme ?Petro Nini Luarasi? Ersekë, ka qënë motra e tij. Vetë zoti Lifo pohon se
motra e tij është larguar nga puna pas konstatimit të këtyre korigjimeve në regjistër, por sipas tij, ky ka qenë shkaku për ta larguar atë nga puna.
Në tetor 2014 është bërë një kallëzim në prokurorinë e Korçës, por që në 30 janar 2015 hetimi mbyllet për shkak të tejkalimit të afateve hetimore.
Gazetarët e Fiksit iu drejtuan shkollës ?Petro Nini Luarasi? ku drejtoresha e këtij gjimnazi shpjegon se si janë ndryshuar numrat e amzave. Ajo pohon se në 2006 është ngritur një komision i cili ka konstatuar disa falsifikime.
Ndër tyre figuron edhe emri i zyrtarit të lartë të burgut të Drenovës . Komisioni i ngritur pa se, Orges Lifo me nr. amze 2274 ka korigjime notash që nuk korespondojnë me notat përfundimtare nga regjistrat e viteve shkollore që disponon drejtoria e shkollës. Po i njëjti person thuhet në raport, figuron dhe me nr. amze 2242 ku korigjimet janë të dukshme.
Për të marrë një përgjigje më të plotë , gazetarët iu drejtuan vetë zyrtarit të burgut të Drenovës, zotit Orges Lifos.
Lifo nuk pranoi të jepte intervistë përballë kamerës por me shpinë. Ai pohon se nuk e di se kush e ka bërë këtë gjë dhe e gjitha është pasi duan t?i dëmtojnë figurën e tij. Kjo për shkak se ai aktualisht mban një post politik në qytetin e Ersekës , është kryetar i FRESSH-it dhe kërkon të hedhë kandidaturën për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e ardhshme.
Ai pohon se ka përdorur vetëm diplomën me mesatare 6.5 në të gjitha institucionet. Lifo pranon punësimin e motrës së tij si sekretare në vitet 2002-2006 dhe më pas këto falsifikime sipas tij janë bërë për inat. Gjithashtu ai tregon se nuk i është dashur mesatarja për të fituar shkollën e lartë pasi ai është diplomuar në universitetin privat UFO, dega Juridik.
Kurse nga nga një shkresë që ka siguruar redaksia e Fiks Fare, Universiteti i Tiranës pohon se zoti Lifo ka konkuruar për të njëjtën degë, Juridik, në këtë universitet dhe nuk ka fituar.
Edhe pse e mohon gjatë intervistës së ka ndryshuar emrin, Fiks fare, siguroi një certifikatë familjare të zotit Lifo ku ai figuron me emrin Orgi dhe jo Orgest. Sipas shënimit të bërë nga drejtoria e gjendjes civile, zoti Lifo ka ndryshuar emrin me kërkesë të tij në vitin 2004./Citynews
Emiljano Aleksi keshilltar i kryetarit te Kuvendit Ilir Meta...
Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi ka kritikuar qëndrimet e kry...
Hoxha nga Tirana, Elvis Naçi, i cili kohët e fundit ka marrë...
Tashmë krimi i organizuar shqiptar i mbështetur politikisht ...
Gazeta zvicerane ne nje artikull kushtuar droges ne Shqiperi...
Tre nga më të fuqishmit e më pak se 2 milionëve shqiptarë të...
Drogat, Lazarati, prodhimi i të cilit ka filluar të mbërrijë...
Shumë dredharak, deri mohues ndaj premtimeve të mëparshme; p...
Katër vjetë nga greva e ish të përndjekurve politikë për moh...
· Kultivimi i hashashit tashmë i ka kapërcyer kufijt...
Mu në mes të ‘shkretëtirës’ ku zëra ka por nuk lejohen, ku m...
Kamerat e një dyqani në Itali, kanë regjistruar pamjet ku nj...
“Të gjitha pikat e dyshimta të akt-marrëveshjes së firmosur ...
Kompania koncesionare e akcizës SICPA do të zgjerojë aktivit...
Partia Socialiste duhet të rikonfirmojë dëshirën e saj për t...
Në lidhje me ngjarjen e djegies së një makine, policia greke...
Operacioni “Kllojka” ka sekuestruar 6 armë zjarri dhe 80 kg ...
Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu në një intervistë për “G...
Ish-sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës...
Zona e Laçit në Kurbin vazhdon të jetojë në të njëjtën situa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...