web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë armiqtë e policisë/ Tradhëtuan burrat dhe gratë në uniformë

12 Tetor 2016, 11:38, Aktualitet CNA

Partia Demokratike në një deklaratë për mediat bën të ditur se janë ngjarjet dhe skandalet që ndodhin çdo javë ato që hedhin poshtë propagandën e kryeministrit Edi Rama për shtetin që ai thotë se bën. Kreut i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj në deklaratën e tij nga selia opozitare thotë se këto ngjarje janë to që tregojnë lidhjet e ministrit të Brendshëm me trafikune e bandat.

?Çdo javë ndodh një ngjarje, një skandal që hedh poshtë propagandën e Edi Ramës për rendin, për shtetin që ai thotë se po bën. Cdo javë ka një ngjarje që dëshmon inkriminimin e tij e të ministrit të brendshëm dhe lidhjet që kanë me trafikun e me bandat.

Aksioni i kapjes së 21 tonë kanabis në Vlorë është një prej këtyre rasteve. Rama e Tahiri jo vetëm i bënë rezistencë prokurorisë për të mbrojtur deri në fund sasinë e madhe të drogës, por ia dolën të shpëtojnë kokat e këtij trafiku, duke nxjerrë në kërkim vetëm një agjent?, argumenton Aliabeaj.

Ai vijon më tej duke rrëfyer lidhjet e këtij rrjeti.

?Sipas të dhënave te sigurta ky rrjet i organizuar komadohej pikërisht nga drejtori i Policisë së Vlorës, Jaert Cela, përmes shefit të postës së Selenicës, Enkeleid Greku, kunatit të këtij të fundit që administron skafet në Vlorë, Dhimitraq Janku, dhe shefit të krimit të organizuar në Vlorë, Gjergj Kohila.

Gjurmët e Ramës dhe Tahirit, dhe urdhërat e tyre janë kudo ku mbrohet droga e krimi?, tha Alibeaj.

Kreut i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD solli në vëmendje vrasjen e para tre ditëve në Shëngjergj, duke thënë se  ajo u fsheh pasi ndodhi në arat e kanabisit dhe në këto kushte nuk raportohen, ose raportohen si vetvrasje.

?U fsheh vrasja e 3 ditëve më parë në Shëngjergj. Një ekzekutim mafioz për hesapet e drogës, i 8-ti në muajt e fundit. Po kur ekzekutimet ndodhin për parcelat me Kanabis, ato nuk raportohen ose paraqiten si vetvrasje?, tha Alibeaj.

Duke i cilësuar kryeministrin dhe ministrin e brendshëm si armiq të policisë, Alibeaj tha se ata tradhëtuan njerëzit në uniform.

?Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë armiqte e policisë, tradhëtarët e burrave dhe grave në uniformë. Ata kanë krijuar paligjshmërinë më të madhe në vend, duke pesëfishuar parcelat me hashash që i menaxhojnë me kupolën e tyre të inkriminuar në Polici. Kjo është e vërteta e drogës dhe e krimit që nuk fshihet dot nga sallat me regji qendrore. Rendi, policia, shteti do të jenë më mirë pa Edi Ramën?, theksoi Alibeaj. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga