web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tahiri: Në 2 muaj 11 mijë gjoba për rrip sigurimi/ Shpëtuan 9 jetë në 1 muaj

10 Tetor 2016, 11:06, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri në një dalje publike ka deklarur se masa administrative e policisë rrugore për vënien e rripit të sigurimit ka patur sukses të plotë. Ministri Tahiri theksoi se ?Për një muaj shpëtuan 9 jetë qytetarësh?, ndërsa tha se bilanci me 300 jetë të humbura në vit në aksidentet rrugore është i patolerueshëm.

?Sot policia rrugore e ka më të ketë të shohë përdorimin e rripit të sigurimit. Vetëm në 2 muaj janë vënë 11 mijë gjoba për vënien e rripit të sigurimit. Mbi 90% përdorin rripin e sigurimit. Çdo rregull shërben për të shpëtuar jetë. Polici rrugore do të vijojë e masat sigurisë për mosvënine e rripit të sigurisë. Humbin rreth 300 jetë në vit nga aksidentet rrugore. Bilanci është i patolerueshëm. Për ne është shqetësim madhor siguria në rrugë. Për këtë shqetësim ne nisëm një fushatë sensibilizuese për rripin e sigurimit. Gjithshka ka ndodhur 20 vjet ka qenë e gabur. Në vazhdim shqiptarët duhet ta shohin rrugën si mjet komunikimi, jo si vend rreziku?, është shprehur ministri i Brendshëm Tahiri. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga