Fier/ Bie rrufeja, një vdes, një plagoset
Një rrufe i ka marrë jetën një personi dhe ka plagosur rëndë...
Këshilltarët e PD në Bashkinë e Tiranës nuk janë lejuar të flasin në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak ku Erion Veliaj kaloi akte të tjera në funksion të mafias së mbetjeve. Në këtë mbledhje, Erion Veliaj grabiti dhe një truall prej 22 mijë metrash katrorë, për tia dhënë pikërisht industrisë kriminale të mbetjeve. Pa transparencë dhe pa dhënë asnjë lloj llogarie.
Kreu i Këshilltarëve të PD, Leonard Olli, foli me mediat pasi iu hoq e drejta e fjalës në Këshill.
?Për këto diskutime duhej të kishim të drejtën legjitime që të gjithë shqiptarët e kanë fituar me gjak në vitin 90, të drejtën e fjalës. Kjo e drejtë fjale duhet të jepet brenda sallës së Këshillit Bashkiak ku ne kemi bërë betimin se ne do të mbrojmë interesat e publikut. Për fat të keq, nuk është hera e parë që kjo mazhorancë, pa dallim, me dhunën e kartonëve, sa herë vjen çështja për interesat mafioze, fillojnë dhe mbyllin mikrofonin dhe ndalojnë mbledhjen. U djeg shumë diskutimi i çështjes së ?Eco Tirana?, jo thjesht dhe vetëm se është një aktivitet totalisht i paligjshëm, antiambientalist, në zemër të Tiranës e cila do të ketë impakt për rreth 90 mijë banorët e njësisë administrative n.9, pasi do të ketë depozitim mbetjesh, lëre çfarë thuhet zyra. Ajo që ata donin të fshihnin me çdo kush ishte aktiviteti i kësaj kompanie, e cila i ka paraprirë në kohë ligjit famëkeq të importimit të mbetjeve. Mafia po vendos diktatin. Popullit i është hequr e drejta e vendimmarrjes. Kjo u duk qartë edhe në parlament për mosaprovimin e referendumit. Fatkeqësia është se të gjithë bëjnë apel për një qytet më të pastër por të mos harrojmë se ishte vetë kryetari i bashkisë Erjon Veliaj, i cili jo më larg se katër muaj më parë, bëri apelin për t?u punësuar tek firma 3R. Apeloi për të shkuar për të punuar se të gjithë aty do të ishin të garantuar dhe të siguruar. Dhe çfarë ndodhi. Një 17 vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike i shfrytëzuar çmendurisht nga mafia e përpunimit të plehrave. Sot na sjellin një emër të ri dhe këtë e fshehin nën petke memorandumesh, por nëse janë kaq të qetë, përse refuzojnë të bëjnë transparencë? Nuk është vetëm paligjshmëria që në themel në krijimin e kësaj kompanie, por janë 22 mijë m2 në qendër të Tiranës. Eshtë ky kryetar bashkie që mashtron duke thënë se unë do të ndërtoj shkolla dhe në atë vend mund të ndërtohej më shumë se një shkollë. Eshtë pikërisht ai vend mu në zemër të njësisë administrative nr.9 që mund të ishte bërë një qendër multifunskionale, që ishte vijimi i asaj që kishte iniciuar z. Basha. Ju e dini që atje ishte programuar një qendër multifunksionale për fëmijët, për parashkollorët, për shkollat e mesme, e me radhë. Por jo. Duhet t?i jepet mafias në përdorim. Dhe për fat të keq, që ta bëjnë këtë sa më lehtë dhe në mungesë të plotë transparence zgjodhën këtë mënyrë për ta mbyllur me dhunë?, u shpreh Olli.
Kreshnik Çollaku denoncoi mungesën e transparencës dhe pamundësinë për të marrë informacion nga bashkia:
?Do të them një mesazh të cilin unë e mendoj dhe do t?ua kërkoj edhe kolegëve të mi të Këshillit Bashkiak. Unë jam një i zgjedhur i këtij qyteti, si një përfaqësues i një pjese të saj në Këshillin Bashkiak, unë dua t?i them çdo qytetari të Tiranës se e kam të pamundur të zhvilloj atë funksion, atë veprimtari për të cilën unë jam votuar në këtë këshill. Ne sot jemi para një akti që sanksionon një veprimtari të qartë dhe të pastër mafioze. Akte të cilat kalojnë pa transparencë, akte të cilat kalojnë në dhunim të çdo ligji dhe më e rënda dhe këtu fillon mosfunksionimi ynë si Këshill, unë personalisht ndjehem i paaftë ta kryej këtë. Ne nuk kemi asnjë lloj mundësie për të replikuar, për të kërkuar informacion, për të kundërshtuar, pra të dashur qytetarë të Tiranës, ne nuk mund t?ju gënjejmë dot. Un nuk ju gënjej dot. Unë si këshilltar i këtij Këshilli Bashkiak, nuk e kryej dot më funksionin si i zgjedhur aty brenda. Ndaj po vlerësoj seriozisht, dhe do t?ua kërkoj kolegëve të mi, në mbledhjen që do të zhvillojmë, të dorëzojmë mandatet e Këshillit Bashkiak. Ne nuk mund të përfaqësojmë dot qytetarët sepse këtu ka një vullnet mafioz i cili bllokon fjalën, transparencën, sqarimet në çdo element. Kemi konsumuar çdo argument, kemi konsumuar çdo kërkesë normale, logjike, të edukuar, duke bërtitur ndonjëherë për të marrë fjalën. Për të thënë fjalën tonë, për të kërkuar informacion dhe transparencë, kjo nuk ndodh. Sjellja është tipike mafioze. Përpara këtyre sjelljeve ka dy rrugë, ne të mos gënjejmë qytetarët. Këtu brenda nuk mbrohen më interesat e qytetarëve, kështu që na mbetet, të dorëzojmë mandatet, të bojkotojmë këtë farsë dhe t?u drejtohemi qytetarëve ta zgjidhin vetë?, u shpreh Collaku.
Një rrufe i ka marrë jetën një personi dhe ka plagosur rëndë...
Duke u gdhirë e premte, sot rreth orës 04:00, në lagjen Nr.8...
Deputeti demokrat Flamur Noka ne mje reagim te tij akuzon se...
Arrestohet D. H., 18 vjeç, banues në fshatin Suk 1, Roskovec...
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Ve...
Në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, ka ndodhur një aksident...
Një zjarr i rënë në pishat e ishullit të Sazanit, në pjesën ...
Policia e Tiranës bën të ditur se në se nga një informacion ...
Raporti i monitorimit të kanabisit në vend nga Policia e Sht...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkë...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arr...
Policia e kryeqytetit arrestoi shtetasi I.D., 22 vjeç, banue...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj n...
Këtë herë shqiptarët e nisin aplikimin për llotarinë amerika...
Dje pas votimit te ligjit te SPAK, ligji tjeter qe percakton...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, kap...
Andis Harasani ka reaguar në një status në rrjetet sociale p...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i pranishëm në t...
Parlamenti shqiptar votoi mbrëmë paketën e ligjeve të domosd...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...