Dritan Kaba zbulon TRE SHTYLLAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK të Rilindjes
(Importi i plehrave, legalizimi i hashashit, prostitucioni)D...
Nuk mjafton të financoni njerëz të infiltruar që vetëm trupin e kanë tek PD-ja, kurse shpirtin e kanë lanë diku peng, të mbyllun me çelës, në ndonjë kasafortë apo raft.
Nuk mjafton as të financoni qëllimisht personazhe qesharake të cilët duke u bërë fytyrat publike të PD-së, me idiotsinë që transmetojnë, demoralizojnë “bërthamën e ushtrisë”, senturionin shtyllë të Partisë Demokratike. Ata që nuk ikin kurrë dhe luftojnë gjithmonë.
Nuk mjafton asgjë e tillë, sepse PD nuk është çështje e një njeriu. Minumumi është çështje e një grupi të betuarish dhe maksimumi, është çështje e çdo shqiptari që e njeh historinë e vendit të tij; që i ka mendtë në kokë (jo në anën e kundërt të kokës) dhe, dëshiron që në Shqipëri të ketë një forcë që ta parandalojë restaurimin e pushtetit të Bllokut.
Ndaj sado ta infektoni, sado të përpiqeni t’ia hidhnin lakun në qafë, nuk do të mund t’ia arrini qëllimit, se si shkruan poeti Theodisis Pieridis: “Cilët janë ata, që mendojnë se laku i tyre, mundet të nxerë fytin e një populli të tërë..?”. Pra nuk ka lak që mundet ta rrethojë një fyt aq të gjerë sa të demokratëve bashkë.
Mund të ngadhënjeni përkohësisht, t’i demoralizoni njerëzit përkohësishit, t’i bëni të mendojnë të largohen nga PD-ja por, jo. Nuk ka për të ndodhur. Prapë nuk do të largohemi, prapë do të rrimë, prapë do të marrim zemër e do të vijë dita e re; se demokratët nuk kanë ndërmend t’ua lërë ju një investim që e kanë krijuar me zemër, me net pa gjumë dhe e kanë mbrojtur me jetën e rrezikuar e deri me gjakun e të afërmve.
Ndaj e vetmja mënyrë për ta shkatërruar PD-në, është që këto senturione ushtarësh demokratë, t’i lajmëroni tinzisht për tu mbledhur, në çdo qytet, në të njejtën kohë, t’iu zini prita e t’i vrisni.
Vetëm kështu arrihet shkatërrimi – se për sa të ketë ende ndonjë shqiptar që i ka dy gram krenari e dinjitet, nuk keni për t’ia arritur.
Por edhe po e bëtë ketë, kujdes, se mund të përsëritet historia e centuriunit romak në Pikardi, që edhe pse u masakrua, disa shpëtuan. Ecën, në shi, në borë, me këmbë të thyera, pa ujë, pa bukë, pa asgjë, disa vdiqën por, disa arritën e shkuan tek komanda e tyre. E edhe pse tek komanda gjetën tradhëti e deshën t’i vrisnin që të mos kishte dëshmitarë për çfarë kishte ndodhur, prapë njëri arriti të shpëtojë.
Nuk është militantizëm ky, as manifest kopeje, se i kemi mendtë në kokë. Kjo është shkëndijë e shpirtrave të atyre njerëzve që i lëndon kjo shfaqje e ndyrë e resataurimit. E njerëzve që nuk munden ta pranojnë zgjedhën. E njerëzve që e duan PD-në djathtas, anti-komuniste, nacionaliste, që lufton për liritë kushtetuese të shqiptarëve; që shqiptarët të kenë para, pasuri, mundësi shkollimi e suksesi. Eshtë shkëndijë e demokratëve që nuk duan PD të infektuar nga era e gojës së atyre që për 50 vjet na i kanë mohuar ato çka përmenda.
Ndaj ose na vritni të gjithëve, ose jeni të humbur, se skeni për të arritur t’na demoralizoni. Se ne demokratëve mund t’na merrni postet por kurrë zemrën. Mund t’na merrni protagonizmin por kurrë dinjitetin, mund t’na hiqni mundësinë por kurrë guximin e nervin. E si thonë persianët :”Çdo natë e errët e ka mbarimin e shndritshëm”. Natën e keni sjellë ju, kurse mëngjesi do të vijë shpejt./Indrid Vokshi
(Importi i plehrave, legalizimi i hashashit, prostitucioni)D...
Një vajzë 14 vjeçare ka denoncuar të atin për ngacmim seksua...
Briseda Shehaj është një personazh që mori emër brenda ditës...
Në një bisedë në studion e Tema TV, në emisionin e tij Zulul...
“A ishte porositur nga brenda universitetit kërcënuesi”?Dhor...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Ngritja e Bordeve të Universiteteve duhet të ishte ngritur t...
Megjithëse kryeministri Edi Rama lajmëroi se së shpejti do t...
Shpërdorim detyre është akuza e ngritur kundër mjekut Mhill ...
Me datë 03.10.2016, rreth orës 22: 40, është marrë njoftim s...
Do jeni me xheloze se kurrë me pare sot ju te dashuruarit dh...
Dy të vrarë dhe katër të plagosur në Dajc të Shkodrës. Poli...
Rreth orës 20:30, në fshatin Ploç, ka ndodhur një konflik mi...
Nga Avokati Altin Goxhaj Juve ju rre mendja qe ju rre mendja...
4900 lekë në taketuken e makinës dhe 2 000 leke bakshish per...
Nesër në orën 18:00 me orën tonë nisin aplikimet për Lotarin...
Nga Mero BazeKam pas një kuriozitet të fortë, për faktin pse...
Një editorial për të tërhequr vëmendjen. Një levizje e përsë...
Në një status në rrjetet sociale analisti Andi Bushati shkru...
Nga 425 milionë dollarë që është faturra financiare për dëms...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...